Thursday, May 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETĂ‹/STIL
  • Rajoni
  • BOTĂ‹
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETĂ‹/STIL
  • Rajoni
  • BOTĂ‹
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

💥 Vangjel Tavo i fal tenderin, Arbër Abazi mbledh me fshesë 2.6 miliardë lekë

Editor by Editor
May 14, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
💥 Vangjel Tavo i fal tenderin, Arbër Abazi mbledh me fshesë 2.6 miliardë lekë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afro 2.6 miliardë lekë do të arkëtojë Arbër Abazi për pastrimin e fshatrave të Himarës. Mos i fërkoni sytë, se është e vërtetë! Në datën 20 maj 2025, pasi mbaruan festimet e fitores së zgjedhjeve, kryetari Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, i ka dhënë nipit të politikanit të PS-së, Sadri Abazi, tenderin e pastrimit të kësaj zone.

Komisioni i tenderit të organizuar nga “Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë” kishte përllogaritur se për pastrimin e duhen 256 568 919,00 lekë pa TVSH, për 36 muaj. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Pastrimi i Njësive Administrative Himarë, Horë, Vranisht” i shpallur më 8 prill 2025.

Deri në datën e fundit për dorëzimin e dokumenteve, më 8 maj 2025 u paraqitën 4 operatorë konkurrues: “Pastrime Silvio” shpk, “Rej” shpk, “Alko Impex Construction” shpk dhe “Fusha” shpk. Janë katër peshkaqenë të tenderave të cilët nuk priten të konkurrojnë me njëri tjetrin. Ofertat e tyre kanë qenë të përafërta, me diferencë 1 milion lekë nga njëri tjetri, që të lë dyshosh për marrëveshje të heshtur.

Dyshimi se tenderi është paracaktuar për Arbër Abazin, shtohet pasi, oligarku tjetër, Shkëlqim Fusha është tërhequr duke mos paraqitur dokumentet për vazhdimin e garës.

Kështu, kompania “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” ka bërë ofertën 254 379 766,00 lekë pa TVSH, “Pastrime Silvio” shpk ka propozuar vlerën 253 867 125 lekë pa TVSH, “Rej” shpk ofroi 255 319 307.48 lekë pa TVSH dhe “Fusha” shpk dha ofertën 255 930 381.17 lekë pa TVSH.

Kompania “Pastrime Silvio” shpk, që ka dhënë ofertë më të vogël se ajo fituese, është skualifikuar pasi, sipas komisionit, nuk ka kapacitet financiar për të marrë këtë kontratë.

Për shkeljet gjatë procedurës, tenderi është shënuar nga Open Data Albania më “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Në përshkrimin e procedurës shënohet se është bërë “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”.

Abazi gllabëron tenderat e mëdhenj

Me ndërhyrjen e Sadriut deputet deri në shtator 2021 dhe kohët e fundit të një deputeti tjetër, Arbër Abazi, gjatë 10 viteve të fundit, ka arritur të kalojë mbi 100 milionë euro nga arka e shtetit shqiptar në llogaritë e kompanive ALKO-IMPEX General Construcion dhe ALKO IMPEX CONSTRUCTION (Ish KLEDOR ALBANIA-09).

Pas pesë vitesh në 17 mars 2025, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara shpalli tenderin për rikonstruksionin e godinës së Djegies Plastike në QSUT, Tiranë, projekt do të financohet nga buxheti i shtetit me fondi limit 522 milionë lekë ose 5.2 milionë euro.

Për këtë tender u regjistruan gjithsej dymbëdhjetë operatorë ekonomikë, pesëmbëdhjetë ditë pas mbajtjes së tenderit u shpall fitues bashkimi i kompanive “AGRI CONSTRUCTION – ALKO IMPEX CONSTRUCTION” me ofertë 487 milionë lekë.

Disa prej operatorëve ekonomikë kërkuan më pak para për të realizuar projektin, psh. “ERGI” me “BE-IS” kërkuan 446 milionë lekë, pra 40 milionë lekë më pak se fituesit. Ajo që bie në sy është fakti se përveç konsorciumit fitues, të njëmbëdhjetë operatorët e tjerë ekonomikë janë skualifikuar që në fazën e parë duke ia garantuar fitoren biznesmenëve Petrit Patushi dhe Arbër Abazit.

Më herët, Gentian Gjyli, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) brenda 10 ditëve, në 18 dhe 28 shkurt 2025 i ka firmosur dy kontrata Arbër Abazit, nipit të politikanit të PS-së, Sadri Abazi. Vlera totale e dy kontratave të mirëmbajtjes rutinë të rrugëve është 314,827,740 lekë.

Në 18 dhjetor 2024, kompania e tij mori tenderin “Zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve dhe rehabilitimi i Stacioneve të Pompimit të Ujrave të Ndotura, Ksamil” me fond 91 797 491,00 lekë nga Ujësjellësi i Sarandës, që varet nga ministria e Belinda Ballukut.

Më 30 shtator 2024, iu dha nga bashkia Kuçovë kontrata “Rikonstruksioni, krijimi i ambienteve sportive dhe ndërtimi i palestrës në shkollën “Gaqi Karakashi”, Bashkia Kuçovë” me vlerë 107 109 566,00 lekë.

Më 11 mars 2025, Abazi mori nga Gjyli i ARRSH-së kontratën “Loti 5: Mirëmbajtje me performancë ”Shirgjan (K/Rr.Nr.70) – Llixha, Llixha – Kaçivel (Gramsh) , Mjekës – Uzinë, Cërrik (Kryq Belsh) – Shalës – Belsh, Shtërmen – RadioStacion(të dy stacionet)” (35.7 km)” me vlerë 112 011 900,00 lekë.

Më 21 mars 2025 i është dhënë kontrata “Loti 2: Mirëmbajtje me performancë: Gramsh – Mollë Grabovë (kufi Korçë) (23.7) + Gramsh – K/Drize (6.9) + K/Drize – Banje (8.7) + K/Drize – Kaçivel (Elbasan) (6.6) + Drize – Poroçan (Kanioni i Holtes) (8.7). L = 54.6 km” me vlerë 175 842 112,00 lekë.

Ndërkohë, së fundmi, duke u kthyer tek kryebashkiaku Tavo, kjo kompani ka përfituar tenderin “Rikonstruksioni i rrugës Cakua Himarë, Loti I” me vlerë 41,666,667 lekë. Po ashtu, vazhdon kontratën “Mirëmbajte e gjelbërimit në hapësirat publike dhe varrezat” me vlerë 43 333 333,00 lekë.

Previous Post

Takimi Trump-Xi – Putin bëhet xheloz; Kremlini: Presidenti rus, shumë shpejt vizitë në Kinë

Next Post

Kombëtarja U21: jo vetëm ndaj Italisë, miqësore edhe me Slloveninë në qershor

Next Post
Kombëtarja U21: jo vetëm ndaj Italisë, miqësore edhe me Slloveninë në qershor

Kombëtarja U21: jo vetëm ndaj Italisë, miqësore edhe me Slloveninë në qershor

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETĂ‹/STIL
  • Rajoni
  • BOTĂ‹
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al