Bashkia Himarë ka shpallur fituesin e tenderit për “Rikonstruksionin e rrugës Lagjia e Çorriotëve (Vonja), Borsh”, një procedurë me fond limit 12,500,000 lekë, ku rezultati ka ngritur dyshime për mungesë reale konkurrence dhe garë formale.
Sipas të dhënave zyrtare, në tender kanë marrë pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë: “SARK” SHPK dhe “JODY-KOMPANY” shpk. Fitues është shpallur operatori “SARK” SHPK me ofertë 11,878,027 lekë pa TVSH, një shumë shumë pranë fondit limit, duke lënë pak hapësirë për kursim real të fondeve publike.
Ky rezultat ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e garës dhe sjelljen e ofertave në kufijtë maksimalë të fondit të përcaktuar, fenomen që shpesh është kritikuar në tenderat publikë për rrugë dhe infrastrukturë.
Procedura është zhvilluar si “e hapur”, ndërsa pritet të shihet nëse institucionet e kontrollit do të verifikojnë nëse ka pasur konkurrencë reale apo thjesht formalitet në përzgjedhjen e fituesit.
Tenderi mbetet tashmë nën vëmendje për shkak të diferencës minimale mes fondit limit dhe ofertës fituese, që në shumë raste ngre dyshime për eficiencën e shpenzimit të fondeve publike.

