Saturday, May 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

đŸ’„Mbi 10 mijĂ« vende pune dhe 4 miliardĂ« euro investim, kompania sqaron projektin: Çdo veprim nĂ« ZvĂ«rnec Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me ligjin

Editor by Editor
May 30, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
đŸ’„Mbi 10 mijĂ« vende pune dhe 4 miliardĂ« euro investim, kompania sqaron projektin: Çdo veprim nĂ« ZvĂ«rnec Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me ligjin
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me keqardhje tĂ« thellĂ« qĂ« po abuzohet me ndjenjat e publikut nĂ« rrjetet sociale dhe po investohet pĂ«r tĂ« pĂ«rbaltur njĂ« sipĂ«rmarrje kolosale pĂ«r turizmin dhe ekonominĂ« shqiptare, kompania “ZvĂ«rnec South Adriatic Development” njofton shtypin dhe opinionin publik si mĂ« poshtĂ«:

Në zbatim strikt të legjislacionit shqiptar dhe në dialog të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, kompania ka arritur të nisë fazën fillestare të një prej investimeve më të mëdha në fushën e turizmit në Detin Mesdhe, duke vendosur sipas ligjit rrethimin e pronës private që ajo disponon.

Teksa kompania është duke zhvilluar projektin final të ndërtimit, me ambicien për të arritur standardet më të larta arkitekturore dhe mjedisore, dhe ende pa u prezantuar projekti, gjendemi të detyruar të japim disa shpjegime:

Investimi parashikohet të arrijë vlerën e mbi 4 miliardë eurove, duke kontribuar me një rritje nga 3 deri në 4% në GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) e Shqipërisë, në 5 vitet e ardhshme.

Investimi do të kujdeset tërësisht për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës dhe për këtë investitorët kanë angazhuar prej 2 vitesh kompetencat më të spikatura në nivel global, për studimet mjedisore përkatëse. Të cilat padyshim do të ndahen jo vetëm me institucionet, po edhe me publikun.

Investimi do të krijojë direkt dhe indirekt mbi 10.000 (dhjetë mijë) vende të reja pune, duke u bërë një motor i rëndësishëm për ekonominë e zonës, të qarkut Vlorë dhe gjithë Shqipërisë.

Bazuar në eksperiencat e mëparshme të investitorëve, që kanë një portofol ndër më të spikaturit globalisht në fushën e turizmit, kompania beson se investimet dytësore që do të pasojnë do të rrisin ndjeshëm të gjithë zinxhirin e vlerës së ekonomisë vendore, nga vlera e pasurive të patundshme të krejt zonës së Vlorës deri tek diversifikimi i ofertës ekonomike dhe niveli i pagave për zonën.

Investitorët kanë një bilanc kuptimplotë të bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin në çdo investim të tyre, si edhe të përgjegjshmërisë sociale, gjëra që janë pjesë e planifikimit të punës dhe do të nisin bashkë me punën për projektin.

Ndërkohë nënvizojmë sa më poshtë disa të vërteta të mbuluara nga mjegulla e abuzimit mediatik:

Trualli në të cilin do të zhvillohet projekti është pronësi private metër për metër dhe kompania e ka blerë nga pronarët e ligjshëm, me certifikata pronësie të noterizuara. Të gjitha transfertat e blerjeve në lidhje me pronësinë janë kryer përmes sistemit bankar dhe janë lehtësisht të verifikueshme.

Të gjithë punonjësit që janë punësuar apo do të punësohen më tej në projekt janë dhe do të jenë subjekt i kontratave përkatëse sipas legjislacionit shqiptar.

Të gjithë hapat e ndjekur nga kompania janë bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në konformitet të plotë me autorizimet përkatëse në çdo hap.

Projekti i ndërtimit, ashtu si edhe ai mjedisor, po finalizohet nga disa studio ndër më të mirat në botë dhe sapo të përfundojë do të ndahet publikisht me të gjithë të interesuarit.

Kompania ka lidhur marrëveshje me disa prej brandeve më të njohur të ekselencës botërore në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve të tjera, nga restorantet e baret deri tek aktivitetet sportive apo edukative.

InvestitorĂ«t kanĂ« njĂ« karrierĂ« absolutisht tĂ« pakontestueshme dhe zotĂ«rojnĂ« kompani tĂ« kuotuara nĂ« bursat ndĂ«rkombĂ«tare, si edhe kapitale tĂ« pakontestueshme nga askush. Edhe kompania “ZvĂ«rnec South Adriatic Development” nuk do tĂ« bĂ«jĂ« asnjĂ« pĂ«rjashtim nĂ« zinxhirin e kompanive tĂ« tyre, tĂ« cilat janĂ« krenare tĂ« mishĂ«rojnĂ« ekselencĂ«n globale nĂ« çdo fushĂ« tĂ« aktivitetit tĂ« tyre.

Duke dënuar me forcë çdo akt dhune ndaj pronës private si edhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje që synon disinformimin e publikut, kompania kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut, duke i siguruar të gjithë ata që duan zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të Shqipërisë, se nuk do të zhgënjehen kurrësesi nga cilësia absolute e projektit dhe produktit tonë.

“ZvĂ«rnec South Adriatic Development” Ă«shtĂ« forca qĂ« do tĂ« zbatojĂ« njĂ« investim ndĂ«rkombĂ«tar, me bindjen dhe pĂ«rkushtimin pĂ«r ta shndĂ«rruar VlorĂ«n nĂ« njĂ« nga pikat mĂ« tĂ« preferuara pĂ«r turizmin botĂ«ror, ndĂ«rkohĂ« qĂ« investitorĂ«t e kĂ«tij projekti janĂ« miq tĂ« padiskutueshĂ«m tĂ« ShqipĂ«risĂ« qĂ« frymĂ«zohen nga tradita dhe mikpritja legjendare shqiptare.

Le të punojmë të gjithë së bashku, me besim dhe vërtetësi me njëri-tjetrin. Ndërsa me këdo që do të përpiqet të na pengojë apo shantazhojë, do të përballemi ligjërisht.

Previous Post

Deklarata Merz në PD, Berisha reagon: Zgjidhni kryetar të ri, kam ide kush mund të jetë; Sugjerime, kritika

Next Post

LIVE PSG-ARSENAL/ Nis finalja e madhe në Budapest, skuadrat në kërkim të trofeut më prestigjioz për klube

Next Post
LIVE PSG-ARSENAL/ Nis finalja e madhe në Budapest, skuadrat në kërkim të trofeut më prestigjioz për klube

LIVE PSG-ARSENAL/ Nis finalja e madhe në Budapest, skuadrat në kërkim të trofeut më prestigjioz për klube

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al