Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

đŸ’„Ekskluzive/ Prona 195 milion euro nĂ« ZvĂ«rnec/ Shteti kĂ«rkon tĂ« zhbĂ«jĂ« njohjen e 156 hektarĂ«ve pĂ«r familjen e Artur Shehut

Editor by Editor
June 22, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
đŸ’„Ekskluzive/ Prona 195 milion euro nĂ« ZvĂ«rnec/ Shteti kĂ«rkon tĂ« zhbĂ«jĂ« njohjen e 156 hektarĂ«ve pĂ«r familjen e Artur Shehut
0
SHARES
79
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga konfliktet më të mëdha të pronësisë në zonën bregdetare të Vlorës po rikthehet sërish në gjykatë. Bëhet fjalë për 156 hektarë tokë në zonën e Zvërnecit dhe Nartës, një sipërfaqe e konsiderueshme që prej vitesh është në qendër të përplasjes mes shtetit dhe trashëgimtarëve të familjes Shehu.

Sipas dokumenteve gjyqësore, në vitin 2011 Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njohu të drejtën e pronësisë së trashëgimtarëve të Set Shehut mbi këtë sipërfaqe toke. Prona ndodhet në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit të Vlorës, mes Liqenit të Nartës dhe Detit Adriatik.

MegjithatĂ«, mĂ« pas shteti kĂ«rkoi anulimin e kĂ«tij vendimi, duke argumentuar se prona nuk duhej t’u njihej trashĂ«gimtarĂ«ve. Çështja kaloi nĂ« disa shkallĂ« gjykimi, duke u shqyrtuar nga Gjykata e Rrethit TiranĂ«, Gjykata e Apelit dhe mĂ« pas edhe nga Gjykata e LartĂ«.

Në përfundim, vendimet e gjykatave favorizuan familjen Shehu, duke lënë në fuqi njohjen e pronësisë mbi tokën prej 156 hektarësh.

Pavarësisht këtyre vendimeve, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka hapur një tjetër betejë ligjore, duke kërkuar sërish ndryshimin e vendimit që ua njeh pronën trashëgimtarëve dhe rikthimin e saj në administrimin e shtetit.

Nga ana tjetër, trashëgimtarët kundërshtojnë kërkesën, duke argumentuar se çështja është gjykuar disa herë dhe se ekzistojnë vendime të formës së prerë që ua njohin të drejtën e pronësisë.

Tashmë vendimi i radhës pritet nga Gjykata e Vlorës, e cila do të duhet të vendosë nëse prona do të mbetet në duart e familjes Shehu apo nëse kërkesa e shtetit për rishikimin e saj do të pranohet.

Bëhet fjalë për një pronë me vlerë të konsiderueshme ekonomike, për shkak të pozicionit të saj në një nga zonat më të rëndësishme turistike të jugut të vendit.

Previous Post

Diplomatët e turizmit të Lezhës: ambasadorët e akredituar në Shqipëri vizitë për promovimin e vlerave historike

Next Post

Berisha për protestat e fundjavës: 500 mijë në shesh; demokratët aty, mos u ndikoni ndaj thirrjeve kundër opozitës

Next Post
Berisha për protestat e fundjavës: 500 mijë në shesh; demokratët aty, mos u ndikoni ndaj thirrjeve kundër opozitës

Berisha për protestat e fundjavës: 500 mijë në shesh; demokratët aty, mos u ndikoni ndaj thirrjeve kundër opozitës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al