Friday, May 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

💥Denoncimi tronditës:SPAK drejt Doganave?- Drejtori doganave Besmir Beja kërkon 500 mijë euro ryshfet në muaj nga vartësit, terror ndaj doganierëve!

Editor by Editor
May 15, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
💥Denoncimi tronditës:SPAK drejt Doganave?- Drejtori doganave Besmir Beja kërkon 500 mijë euro ryshfet në muaj nga vartësit, terror ndaj doganierëve!
0
SHARES
60
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skandal i rëndë në administratën doganore! Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë ngre akuza tronditëse për korrupsion masiv, presione ndaj punonjësve dhe manipulim të procedurave në Degën e Doganës Tiranë.

Sipas denoncimit, drejtues të lartë të doganave dyshohet se u kërkojnë vartësve shuma marramendëse ryshfeti, që sipas burimit arrijnë deri në 500 mijë euro në muaj. Denoncuesi pretendon se drejtorët e doganave në rrethe kanë nisur presione të forta ndaj punonjësve për të vendosur gjoba “nën dorë” dhe për të mbledhur para në mënyrë të paligjshme.

Në denoncim përmendet edhe largimi nga puna i dy doganierëve në Degën e Doganës Tiranë, pasi sipas burimit ata refuzuan të paguanin “haraçin” e vendosur nga drejtuesit. Në vend të tyre, pretendohet se janë sjellë në mënyrë demonstrative dy persona të tjerë, në kundërshtim me ligjin dhe pa statusin e nëpunësit civil.

Akuza të forta ngrihen edhe ndaj Erjon Rickut, i cili sipas denoncimit është emëruar në Degën e Doganës Tiranë në kundërshtim me ligjin dhe pa procedurat përkatëse. Burimi pretendon se ai është pronar i një firme zhdoganimi, çka ngre dyshime të forta për konflikt interesi. Po sipas denoncimit, Ricku përdor presion dhe fjalor banal ndaj doganierëve, duke i detyruar të firmosin shmangie të mëdha të detyrimeve doganore për mallra të ndryshme, veçanërisht për konteinerë që vijnë nga Kina.

“Ju heq nga puna, dua kaq lekë se i do shefi”, pretendohet të jetë një nga frazat që përdoret ndaj punonjësve për t’i detyruar të binden.

Në denoncim përmendet edhe përgjegjësi i turnit, Ilirjan Çelcima, për të cilin thuhet se është bashkëshorti i Arjanës, drejtoreshë e buxhetit në Ministrinë e Financave. Sipas denoncuesit, kjo lidhje është përdorur si “garanci” për manipulimin e buxheteve dhe mbrojtjen e skemës së dyshuar korruptive.

Akuzat janë tepër të rënda dhe kërkojnë verifikim urgjent nga organet ligjzbatuese. Institucionet përgjegjëse, përfshirë SPAK dhe Ministrinë e Financave, duhet të hetojnë me transparencë çdo pretendim që lidhet me korrupsionin, konfliktin e interesit dhe presionet ndaj administratës doganore.

Previous Post

Siguria kibernetike e pandashme nga rritja ekonomike, Ambasada Amerikane në Tiranë: Shqipëria bëri hapa mbresëlënës në transformimin digjital

Next Post

Pas kontrollit të befasishëm në burgun e Durrësit sekuestrohet një iPhone me karikues

Next Post
Pas kontrollit të befasishëm në burgun e Durrësit sekuestrohet një iPhone me karikues

Pas kontrollit të befasishëm në burgun e Durrësit sekuestrohet një iPhone me karikues

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al