Një avion luftarak amerikan F-15 është rrëzuar mbi Iran, ndërsa një anëtar i ekuipazhit ka arritur të shpëtojë, sipas zyrtarëve amerikanë. Avionët e tillë zakonisht kanë dy persona në bord, por ende nuk është e qartë se sa veta ndodheshin në këtë fluturim.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se presidenti Donald Trump është informuar lidhur me këtë incident. Megjithatë, as Shtëpia e Bardhë e as Pentagoni nuk kanë publikuar një reagim zyrtar deri tani.
Mediat iraniane kanë raporte se autoritetet vendase kanë shpallur një shpërblim prej 50,000 paundësh për atë që do të kapë të gjallë një anëtar të ekuipazhit të avionit të rrëzuar. Agjencia shtetërore iraniane, Tasnim, lajmëroi se përpjekjet për të gjetur pilotët kanë rezultuar të pasuksesshme deri më tani.
Ky incident shënon herën e parë që një avion amerikan rrëzohet mbi Iran gjatë konfliktit aktual. Më parë, tre avionë F-15 ishin humbur për shkak të zjarrit të mbrojtjes ajrore nga Kuvajti. Ngjarja ka rritur shqetësimet për një përshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rishton pasigurinë rreth operacioneve ushtarake dhe sigurisë së ekuipazheve amerikane në rajon.















