Zoe Cristofoli, partnerja e mbrojtësit francez Theo Hernandez, shpreh mirënjohjen për jetën që kanë ndërtuar së bashku. Në një intervistë në podcastin “One More Time”, ajo ndan historinë e saj, duke theksuar transformimin që Theo ka sjellë në jetën e saj, përfshirë përvojat e saj të vështira në të kaluarën.
Sot, Zoe është një influencuese e njohur me më shumë se 1 milion ndjekës, e cila merret me modeling dhe DJ-ing. Ajo ka pasur lidhje të kaluara me figura të njohura, por që nga viti 2020, jetë e saj romantike është përqendruar te Theo. Takimi i tyre i parë ndodhi në një ditëlindje, kur Zoe nuk e dinte se kush ishte ai. Pas disa mesazheve në rrjetet sociale, gjithçka ndryshoi dhe ata u lidhën në një marrëdhënie të fortë.
Megjithatë, rruga e tyre nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Zoe përmend se në fillim Theo vepronte ndonjëherë keq dhe kishte periudha kur ai e shmangte. Ajo shpesh ndiente se duhej të mbante dinjitetin e saj, por ndjenja për të fitoi mbi këto pengesa. Ajo tregon se Theo i ka dhënë kuptim jetës së saj dhe ka qenë një mbështetje e madhe.
Zoe është rritur në një familje me probleme; ndarja e prindërve të saj e ka lënë një ndikim të thellë në fëmijërinë e saj, duke shkaktuar ndjenja turpi dhe mungese mundësish. Ajo përshkruan vështirësitë ekonomike dhe mungesën e vëmendjes nga prindërit. Duke filluar të punojë në moshën 14 vjeçare, ajo ka arritur të përballojë jetën dhe të diplomojë. Sidoqoftë, ajo pranon se marrëdhënia me nënën e saj ka pasur tensione dhe nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.
Sot, pas gjithë përvojave, Zoe tregon se ajo është e përkushtuar për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme me fëmijët e saj, duke kuptuar rëndësinë e komunikimit. Ajo shpreson që historia e saj të inspirojë të tjerët që kalojnë sfida të ngjashme.















