Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka intensifikuar monitorimin e zjarreve që po përhapen në Shqipëri dhe u bën thirrje qytetarëve amerikanë të jenë të kujdesshëm në zonat e prekur. Në disa rrethe, janë shpallur urdhra evakuimi, dhe ambasada inkurajon amerikanët që ndodhen në Shqipëri dhe kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë atë përmes telefonit ose email-it të dhënë.
Qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat në rrezik dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale, përfshirë mbylljet e rrugëve dhe ndërprerjet e trafikut. Ata gjithashtu inkurajohet të mbajnë vëmendjen për lajmet lokale lidhur me situatën e zjarreve dhe të planifikojnë rrugët e udhëtimit në përputhje me rrethanat. Google Maps ofron informacion të dobishëm për mbylljet e rrugëve dhe aktivitetin e zjarreve.
Zjarret në pyje janë të zakonshme në Shqipëri dhe mund të krijojnë rreziqe për shëndetin përmes tymit, edhe për ata që nuk janë afër flakëve. Ambasada rekomandon që në rast se ndodhen afër një zjarri, qytetarët duhet të evakuohen menjëherë në zona më të sigurta. Udhëtarët inkurajohen gjithashtu të shmangin kalimin përmes zonave të prekura nga tymi dhe të përdorin rrugë alternative, ose, nëse është e nevojshme, të udhëtojnë me kujdes të shtuar.
Në rast të emergjencave, qytetarët duhet të kontaktojnë numrat e urgjencës për ndihmë. Ambasada thekson rëndësinë e mbajtjes së kontakteve me të afërmit dhe përditësimin për situatën në mediat sociale.
Për informacion të mëtejshëm mbi situatën aktuale dhe për të marrë përditësime mbi sigurinë, ambasada inkurajon qytetarët të regjistrohen në Programin e Regjistrimit të Udhëtarëve të Mençur (STEP) dhe të ndjekin profilin e ambasadës në platformat sociale.















