GREQI- Një vatër zjarri është aktivizuar në territorin grek në kufi me vendin tonë. Raportohet se flakët kanë shpërthyer pasditen e sotme në një zonë pyjore në Neochor, 500 metra larg kufirit me Shqipërinë.
Zjarri ka rënë në Kakavijë pranë doganës. Tymi ka mbuluar zonën dhe pala greke ka vendosur të ndalojë punën duke pezulluar hyrjet dhe daljet në territorit grek. Pezullimi ka shkaktuar rradhë të gjata ndërsa autoritet po punojnë për izolimin dhe fikjen e flakëve.















