Rreth orës 03:10 të natës së kaluar, në Ksamil ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një lokal me konstruksion druri është djegur plotësisht. Lokali ishte në pronësi të shtetasit K. I., i cili e kishte marrë me qira. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë incident, si dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. Akoma nuk ka informacione nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj ngjarjeje. Ngjarja ka nxitur interesim të madh në komunitet, ndërsa autoritetet janë të angazhuara në hetime për të sqaruar çdo detaj.
LIVE/ Konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon! Teherani paralajmëron për vrasjen e Netanyahut, ndërsa ai publikon video duke pirë kafe. Lideri i Iranit ndodhet në Moskë.
Luftimet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen, me tensionet mes Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Izraelit në rritje. Gardat Revolucionare...
Read moreDetails















