Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri një ngatërrim kur përmendi “Aberbaixhanin”- një emër që nuk ekziston- duke cituar një konflikt në të cilin Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë. Kjo ndodhi pas një marrëveshjeje paqeje që ai ndërmjetësoi më herët këtë muaj mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, dy vende që kanë qenë në konflikt për shumë vite për rajonin e Nagorno-Karabakut.
Në një intervistë në The Mark Levin Show, Trump pretendoi se gjatë muajve të tij të parë në zyrë kishte zgjidhur gjashtë ose shtatë konflikte globale, duke përfshirë një arritje të madhe në çështjen bërthamore të Iranit, për të cilin tha se kishte ndihmuar për të shkatërruar aftësinë bërthamore që do ta përdornin kundër Izraelit. Ai gjithashtu përmendi se konflikti mes Indisë dhe Pakistanit kishte qenë “më i lehtë” për t’u zgjidhur.
Në momentin e ngatërresës, Trump foli për “Aberbaixhanin” dhe për një konflikt që sipas tij kishte zgjatur për 34-35 vjet me Shqipërinë. Ai i referohej bisedës me liderët e dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e bisedimeve tregtare si një mjet për t’i shtyrë ata drejt një marrëveshjeje paqeje. “Nuk do të bëj një marrëveshje tregtare nëse ju do të luftoni”, citoi ai të ketë thënë, duke shtuar se ishte e çmenduri që ata po luftonin.
Trump përshkroi momentin kur liderët e dy vendeve ishin ulur pranë njëri-tjetrit në Zyrën Ovale për të nënshkruar marrëveshjen dhe se, pavarësisht tensioneve fillestare, pas një ore ata përqafuan njëri-tjetrin. Ai e përfundoi këtë pjesë të bisedës duke theksuar se ishte një moment emocionues për të parë.
Sidoqoftë, ngatërresa e emrit dhe shpërdorimi i informacionit mbi konfliketeja tregon për kompleksitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sfidat që përballen liderët në përpjekjen për të arritur paqe.















