Monday, July 7, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për arsimin e shëndetësinë, çmimi i naftës do ulet me 40%

Editor by Editor
April 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për arsimin e shëndetësinë, çmimi i naftës do ulet me 40%
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

POGRADEC- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë të ditur para mbështetësve programin ekonomik dhe social të opozitës, duke premtuar masa konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në fjalën e tij, Berisha njoftoi se një nga prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme demokratike do të jetë ulja me 40% e çmimit të naftës. Ndërkohë që theksoi se do të bëhet dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë, arsimin si dhe bujqësinë.

“Të dashur miq! Udhëtimi drejt Pogradecit është udhëtimi drejt madhështisë. Zoti dhe natyra e ka bërë këtë qytet, me bukuritë më mahnitëse, me gjolin e papërsëritshëm në rajon, në liqenin nga më të bukurit në Europë dhe botë. Pogradeci është djepi i lirikës më të bukur shqiptare, është djepi i tregimit më të bukur shqiptar, është qyteti i Lasgushit dhe Kutelit, qyteti i piktorëve, artistëve dhe skulptorëve të talentuar. Por mbi të gjitha Pogradeci është qyteti i burrave dhe grave, punëtor, bujar, të qytetëruar, mikëpritës. Pra Pogradeci është frymëzim për të gjithë ata që jetojnë, për të gjithë ata që e njohin. Por sot përsëri, Pogradeci është qyteti dhe rrethi nga i cili largohen fëmijët, bijtë dhe bijat e saj. Pogradeci është qyteti në të cilin burrat dhe gratë e moshuar, mezi mbyllin muajin dhe jo rrallë numërojnë kafshatën dhe jo rrallë nuk arrijnë të marrin ilaçet, presin ndihmën e familjarëve të vet. Pogradeci është qyteti dhe rrethi në të cilin, shërbimet, arsimi, shëndetësia janë në degradim të plotë. Pogradeci është qyteti në të cilin njëlloj si në gjithë Shqipërinë, çmimet u rritën në mënyrë të pamëshirë, kurse rrogat dhe pensionet nuk i ndoqën ato.

Pra miq, nuk mund të jetë Pogradeci Madhështor si Pogradec që braktiset, si Pogradec i njerëzve që vuajnë nga varfëria dhe skamja, i fëmijëve që nuk ushqehen, i sëmundjeve që nuk mjekohen. Prandaj jam sot para jush për të paraqitur para çdo qytetari të këtij qyteti, çdo banori të këtij rrethi, projektin tonë me të cilin ne rikthejmë madhështinë qytetarëve të këtij qyteti. Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci. Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndën 200 euro. Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra. Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që nuk kanë marrë kurrë në jetën e tyre pension, për të gjithë shqiptarët e papunë, për të gjithë studentët me bursë, për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind.
Pra në radhë të parë, ne me zemër në dorë ju kthejmë paratë shqiptarëve. Vendosim rrogën minimale 500 euro.
Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë.

Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane. Vendosim në 100 ditët e para që në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi. Do kenë linja krediti të butë, do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, qoftë dhe nga mbiprodhimi. Kullimi, vaditja, mirëmbajtja dhe ruajtja e tokës, do të marrin investime të mëdha. Pra do të dyfishohet buxheti për bujqësinë, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, do dyfishohet buxheti për arsimin,” tha Berisha.

Previous Post

Vilat e Samir Manes – streha ku krimi dhe korrupsioni kërcënojnë jetën e të pafajshmëve

Next Post

Vota e diasporës, kreu i KQZ, Celibashi: Rreth 22% e fletëve janë kthyer në Shqipëri

Next Post
Vota e diasporës, kreu i KQZ, Celibashi: Rreth 22% e fletëve janë kthyer në Shqipëri

Vota e diasporës, kreu i KQZ, Celibashi: Rreth 22% e fletëve janë kthyer në Shqipëri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

July 7, 2025
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

July 7, 2025
Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

July 7, 2025
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

AKTUALITET

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

by Editor
July 7, 2025
0

ZVICRA- Reperi Noizy është arrestuar në Zvicër pasi kishte zbritur në aeroportin e Zyrihut me qëllimin për të performuar në një...

Read moreDetails
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

July 7, 2025
Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

July 7, 2025
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

July 7, 2025
“Nuk do të ketë asnjë përjashtim”, Trump kërcënon me tarifa shtesë prej 10% për vendet që mbështesin BRICS-in

“Nuk do të ketë asnjë përjashtim”, Trump kërcënon me tarifa shtesë prej 10% për vendet që mbështesin BRICS-in

July 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

July 7, 2025
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

July 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al