Sunday, September 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet platforma e PD: Riorganizimi nis nga seksionet deri te zgjedhja e kryetarit! Grup përbashkues për ndjekjen e proceseve!

Editor by Editor
June 5, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
A do të largohet Berisha të largohet nga PD nëse Basha heq dorë? Ja si përgjigjet Sali Berisha
0
SHARES
36
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë mbetet emergjenca pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit që ka thelluar edhe më tepër ndasitë brenda kësaj force politike. Ky do të jetë dhe objektivi i një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës. Kjo fazë e riorganizimit do të nisë nga seksionet, grupseksionet, degët etj në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe një procesi bashkimi mes demokratëve.

Në deklaratën e përbashkët të shpërndarë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat u bë publike platforma me 5 pika ku kërkohet të ndalohet në mënyrë emergjente çdo sulm shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë si dhe të nisë puna për ngritjen e një grupi përbashkues që të merret me certifikimin e anëtarësisë aktuale, nisjen e procesit të zgjedhjeve në grup seksione dhe më pas nisjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

Platforma e grupit PD

1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:

– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;

– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;

– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

4. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.

5. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.

Por a është i gatshëm Bardhi të ulet me Berishën? 

“Unë s’kam asnjë problem të ulem me cilindo brenda PD, për të diskutuar se cila është rruga më e mirë për ta çuar përpara PD” tha Bardhi për gazetarët në përfundim të mbledhjes.

Në mbledhje ishin të pranishëm 16 deputetë, ndërsa munguan Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Kreshnik Çollaku, Jorida Tabaku dhe Flutura Açka, munguan pasi nuk ndodhen në Shqipëri.

Mblidhen kryetarët e degëve

Ndërkohë sot në orën 17:00 mblidhen kryetarët e degëve.

Diskutimi kryesor pritet të jetë pikërisht hapja e garës për këtë të fundit në një kohë kur ekipi drejtues i PD është i ndarë në 2 qëndrime kryesore, i pari që PD të futet në garën për kryetarin sa më shpejt, duke vulosur përfundimisht ndarjen me PD e Rithemelimit, që vijon të drejtohet nga Sali Berisha edhe pse KQZ nuk e legjitimoi si kryetar.

Grupi tjetër, kërkon më shumë kohë për këtë proces, duke kërkuar fillimisht kohën e nevojshme të reflektimit dhe lënies hapësirë për të tjera negociata bashkimi me PD e Rithemeluar, e më tej drejtimin përmes një organi kolegjial të dy PD-ve deri në zgjedhjen e kreut të ri. Të tillë deputetë janë: Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Ferdinand Xhaferraj por edhe nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila ende nuk është shprehur nëse do të pranojë rolin e kryetares së komanduar.

Por, ky skenar duket i vështirë sa kohë asnjëra nga palët nuk po bën përpjekje konkrete për bashkimin, edhe pas humbjes së thellë më 14 maj, e kur Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i demokratëve që e mbështesin.

Paralel me këto zhvillime Lulzim Basha ka nisur turin e rikthimit, me takime në çdo qytet, që shihet si fushata e tij për kthimin në krye të PD. Rikandidimin për kryetar ai nuk e mohuar asnjëherë, megjithatë ish kreu demokrat ka shqiptuar në çdo dalje të tij se PD nuk mund të mbetet peng i problemeve të Sali Berishës duke kërkuar ndarjen përfundimtare të demokratëve me ish-liderin e shpallur non grata nga SHBA.

Deputetët e pranishëm ne mbledhjen e grupit PD

Arbi Agalliu
Xhelal Mziu
Qani Xhafa
Dhurata Cupi
Helidon Bushati
Ferdinand Xhaferri
Bledjon Nallbati
Zheni Gjergji
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Andia Ulliri
Ramadan Likaj
Gazment Bardhi
Flamur Hoxha
Dash Sula
Ori Nebiaj

Lajm në perditësim….

Previous Post

“Priten ndryshime në qeveri”/ Paralajmëron analisti: Kriteri i Ramës, ministra jo më shumë se 6 vite

Next Post

VIDEO/ Për pak u dogjën, çfarë ndodhi në dasmën e Elgitit dhe Kleas

Next Post
VIDEO/ Për pak u dogjën, çfarë ndodhi në dasmën e Elgitit dhe Kleas

VIDEO/ Për pak u dogjën, çfarë ndodhi në dasmën e Elgitit dhe Kleas

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT: Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij lirohen nga burgu.

September 27, 2025
Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

AKTUALITET

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

by timoni.al
September 27, 2025
0

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, theksoi urgentësën e ndalimit të luftës në Gaza, pas dy vitesh të konflikteve të...

Read moreDetails
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT: Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij lirohen nga burgu.

September 27, 2025
Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

September 27, 2025
Rusia shpreh kritika të forta ndaj Izraelit: Vrasjet e dhunshme në Gaza dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të patolerueshme.

Rusia shpreh kritika të forta ndaj Izraelit: Vrasjet e dhunshme në Gaza dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të patolerueshme.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al