Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet numri i emigrantëve që janë nisur nga Italia në Shqipëri me anijen e parë

Editor by Editor
October 14, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Zbulohet numri i emigrantëve që janë nisur nga Italia në Shqipëri me anijen e parë
0
SHARES
59
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat italiane kanë zbuluar në orët e mbrëmjes numrin e emigrantëve që janë janë nisur sot me anijen e parë drejt Shqipërisë. Nga sa mësohet nga “Ansa”, në bordin e anijes “Libra” të Marinës ndodhen 16 emigrantë të nisur drejt Shqipërisë, ku do të transferohen në qendra të hapura nën juridiksionin italian. 10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë.

Anija e parë nga Italia me emigrantë që do të vendosen në kampin e Gjadrit është nisur sot nga Italia.

Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njofton gazeta “La Repubblica” më herët, dhe në Shqipëri do të kontrollohet aplikimi i tyre për azil në Itali.

Ndërsa gratë dhe të miturit, apo personat e sëmurë, janë dërguar në Lampedusa.

Sipas gazetës italiane, personave në bord iu është bërë një kontroll paraprak, ndërsa në kampin e Gjadrit do t’i nënshtrohet një kontrolli më të thelluar për të verifikuar nëse do të përfitojnë apo jo azil në Itali.

Operacioni i nisur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare është kundërshtuar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, me argumentin se shtetet e origjinës së listuar si të sigurt nga Italia nuk përbëjnë shkak për të mohuar kërkesën për azil në rast se azilkërkuesi ka pësuar tortura apo trajtime çnjerëzore. Dhe nëse vendimi do të konfirmohet, atëherë, shkruan “La Repubblica”, numri i refugjatëve në Gjadër do të ishte shumë i vogël.

Ndërkohë, organizata joqeveritare “Sea Ëatch”, e njohur për kontributin e saj në shpëtimin e emigrantëve në det, ka kritikuar nismën e Melonit. “Qeveria e vetëshpallur patriote e Melonit po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri. “Paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë”, thuhet mes të tjerash në postim.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministres, e cila deklaron se ka marrë një mandat të qartë nga qytetarët italianë për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, shkruan A2 CNN.

“Çfarë skandali! Një qeveri që – me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët – punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”,shkruan Meloni.

Të dielën, kryeministri Rama tha në një intervistë pikërisht për “La Repubblica” se refugjatët nuk do të kenë asnjë mundësi për të dalë nga kampi ku do të vendosen. “Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje. Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar”, thotë Rama.

Previous Post

Shqipëria “ringjallet” në Tbilisi, Asllani hero i “Kuqezinjve” ndaj Gjeorgjisë

Next Post

Vrasje në Shkodër, qëllohet me thikë një i mitur

Next Post
Vrasje në Shkodër, qëllohet me thikë një i mitur

Vrasje në Shkodër, qëllohet me thikë një i mitur

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi
AKTUALITET

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

by Editor
May 10, 2025
0

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11 maj...

Read moreDetails
Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

May 10, 2025
“A ishte Soros i përfshirë?”/ Media amerikane: Trump anulon vendimin e Biden për të ndaluar Berishën të udhëtojë drejt SHBA-së

“A ishte Soros i përfshirë?”/ Media amerikane: Trump anulon vendimin e Biden për të ndaluar Berishën të udhëtojë drejt SHBA-së

May 10, 2025
Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë

May 10, 2025
“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

May 10, 2025
Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al