Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, zgjohet çdo mëngjes dhe ngryset çdo mbrëmje me fiksimin e tij për kapjen dhe vendosjen e institucionit në shërbim të vet. Me urdhërat e tij kapriçioze ai shpërfill çdo të drejtë dhe detyrim ndaj statutit të RTSH-së.
E gjitha kjo vërtetohet më së miri me emërimet e kryera nga ai , në pozicionet drejtuese të RTSH-së. Përveç emërimit të Drejtueses së Njësisë së Programeve Bora Xhanija, në po të njëjtën mënyrë pa miratimin e Këshillit Drejtues, para pak ditësh vetë ai , ka prezantuar në redaksinë e lajmeve Drejtuesen e Emisioneve Tematike dhe Lajmeve Znj. Blerta Gjermeni.
Theksojmë që për këtë pozicion pune në një institucion me financim nga taksapaguesit shqiptarë nuk u njoftua dhe as u hap ndonjë garë dhe jo më transparencë meritokracie për këtë pozicion pune. Nuk mund të bënte përjashtim edhe kjo prurje e re e Alfred Pezës në RTSH.
Znj. Gjermeni kulmin e eksperiencës të saj në gazetari ,si shumë të tjerë , do e kishte në shkollën më të famshme mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare, “ORA NEWS”. Për Drejtorin e Përgjithshëm rëndësi ka vetëm bindja pa kushte dhe kompromiset me atë vetë.
Por prurjet klienteliste të Pezës dhe Hajdarit të Pezës kanë filluar të fryhen si “gjela Peqini” me punonjësit. Një rast i tillë është zari i Bashës dhe i Pezës njëkohësisht Erion Xhabafti. Xhabafti i kunatit të Lulzim Bashës që pagoi 5 mijë euro tek sekseri Izmir Hajdari pët tu bërë shef i operatorëve ka rënë pre e një përgjimi që portali Timoni.al e disponon të plotë dhe do ta publikoj pjesë-pjesë çdo ditë.
Në përgjimin audio të mbërritur në redaksinë tonë dëgjohet me zë të lartë Erion Xhabafti duke 🤴 bërtitur operatorëve dhe duke i sharë në format nga më të ndryshmet. Këtë përgjim audio portali Timoni.al do t’ia vërë në dispocion prokurorisë për të zbardhur të vërtetën e zullume që po ndodhin në RTSH pas ardhjes së Alfred Pezës.
Lexoni më poshtë denoncimin dhe një pjesë të audios-përgjimit të zarit të kunatit të Bashës Erion Xhabafti:
Përshendetje Timoni.al pas publikimit të lajmit qe portal juaj publikoje qe Alfred Peza i beri nder Lulzim Bashes duke i dhene nje pozicion drejtues Shefit te opertoreve Erion Xhabafti. Ketu tek ne ne RTSH te merkuren ne oren 15 eshte bere nami tek sektori i operatoreve.
Drejtori i Prodhimit Vladimir Grori, ka urdheruar shokun e tij Xhabaftin qe te marri menjeher masat per ti bere presion operatoreve qe mos te nxhjerrin asnje te dhene nga sektori i operatoreve, aq me teper qe behet fjale per paisjet qe kane neper zyra apo materjalet qe merren dhe shiten neper mediat e tjera.
I nevrikosur dhe i merzitur Erion Xhabafti ka zbritur poshte ne dhomen qe rrine operatoret dhe i ka bertitur dhe i ofenduar te gjithe ata pa perjashtim, vetem disa nga operatoret kane guxuar ti kundervihen. Me te pare situaten un si operator qe sma ndjen per njeri kam regjistruar biseden qe xhabafti ka ofenduar punonjesit e tij. Me vjen shume keq per koleget e mi sepse un edhe pak dite do te jem dhe do te iki nga shqiperia.
Ne Rtsh ka kameraman qe jane te moshes 60 vjec qe i bie te jene prindrit e xhabaftit, njeri nga operatoret ka qene dhe drejtor fotografie por ate se ngacmon xhabafti sepse e ka futur ne pune Blerta Tafani ( B.M nuk vjen ne pune si te gjithe koleget e tjere, ai punon me kameran e Rtsh dhe bene regji private bashkepunon me Grorin dhe Xhabaftin tek studio private Smart Production).
Po ju dergoj nje audio qe kam regjistruar nga telefoni aq sa mundet te degjohet sepse fjalet dhe presioni i bere ishte jashte normales, pse duhet te denohemi te gjithe kur nuk ka prova dhe fakte, nuk jemi ne komunizem as ne stacionin Privat te Alfred Pezes.
Xhabafti: Kush nga ju llumi i operatoreve nxhjerr informacione dhe ja dergon portaleve.
Operatoret : Heshtje per momentin……
Xhabafti: Po ju them dhe njeher kush nga ju nxjerr te dhenat tona dhe ja degon portaleve jeni te denuar te gjithe pa perjashtim….
Operatori 1 : Nuk kemi pse te denohemi te gjithe, per spiunet qe nxjerrin te dhenat e tua.
Operatori 2 : Avash kur flet me ate gjuhe se ne nuk jemi llumi dhe ske te drejte te na ofendosh edhe perse je shefi.
Xhabafti: Mua sma ndjen per ato qe thoni ju sepse un kam leke, marr leke ne vende te tjera shume me shume se ketu por un erdha se e kam mik Fredin dhe ma kerkoje si nder, se mua sme plas per kete television te qelbur dhe me kete staf qe nxhjerr te dhenat tona per ti derguar portaleve.
Operatori 1: Se ca lekesh ke ti eshte puna jote, neve na fol per pune jo per gjera qe te perkasin ty.
Xhabafti: Meqe permende leket un si kam thene asnjerit asnji leke as Fredit as Izmirit as Ladit, ato jane shpifje qe i keni bere ju, un i kam shoke ata nuk marrin leke tek un. Dhe un erdha ketu per ju, tju ndimoj juve, un po mendoj per tju rritur dietat sepse merrni pak, ndersa ju vini tek zyra ime dhe shikoni ca paisjesh kam un dhe i flisni lart e poshte, kush eshte ai legen qe e ka bere, sepse un do ta gjeje……
Operatori 3: O lale ne nuk kemi thene gje, na shiko per te marr naj leke, ne nuk kemi pune me ata, ne duam naj leke per kafe.
Xhabafti: Nga e hena nuk do dilni me do ta pini kafen ketu, do tju blej nje ekspres dhe do ta pini ketu kafen, sepse njeri nga ju na ka bere neve foto dhe ju ja keni shperdar te gjitheve, nuk do dilni me, pa gjetur se kush i bene keto jeni te denuar te gjithe as me plas fare, ore fare po ju them as per njerin. Kush do te rri kush nuk do te iki, ju do beni ca ju them un, sa te jem un ketu do merrni dieta do keni kushte me te mira, por do te zbatoni ato qe them un edhe gabim ta kem. Se ishit mesuar ju qe shkonit tek drejtori vete, tani e tutje jam un qe i vendos gjonat. Cdo rruge do te behet me rrotcion ska me te iki vetem njeri me Kryeministrin, njeri me Presidentin, njeri me Kryetren e Kuvendit. Do te zbatohet rregullat e reja sipas atyre qe them un, ketu keni dhe kameran rregjistron cdo gje, beni kujdes se do ta kap ate shume shpejte. Perplas Deren dhe iken….