Sunday, September 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohen dokumentet/ Alfred Peza urdhër të paligjshëm Enkelejd Lamajt për të shkarkuar punonjësit e RTSH. Si po shkatërrohet televizioni publik!

Editor by Editor
September 19, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Media
0
Zbulohen dokumentet/ Alfred Peza urdhër të paligjshëm Enkelejd Lamajt për të shkarkuar punonjësit e RTSH. Si po shkatërrohet televizioni publik!
0
SHARES
1.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

RTSH është zhytur tërësisht në gropën e zezë të paligjshmërisë, të hapur mjeshtërisht nga Alfred Peza dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij, shkrimtari i romaneve horror Enkelejd Lamaj. Përditë po konstatohen shkelje të rënda të ligjit të kryera me dashje nga Alfred Peza dhe nga Enkelejd Lamaj.

Paligjshmëria është përhapur në të gjitha nivelet dhe strukturat e njësive administrative të RTSH. Tashmë, Alfred Peza nuk po fshihet më, ai ka dalë hapur dhe me “kundërajrorin” e tij, të kalibruar keq, po e qëllon ku të mundë RTSH për ta asgjësuar, sikur të ishte armiku i tij i betuar.

Edhe pse, Alfred Peza e shkatërroi ndërgjegjen e administratës së RTSH, përsëri punonjës trima të RTSH po i bëjnë rezistencë Alfred Pezës. Po, në RTSH ka rezistencë dhe duket që Këshilli Drejtues i RTSH me qendrimet e fundit të tij, po e ushqen dhe po e rrit këtë rezistencë. Ka ardhur koha që Alfred Pezës, t’i thuhet: “NDAL, nuk do të kalosh!”.

Siç e kemi deklaruar dhe më parë, Alfred Peza nuk e drejton veprimtarinë e RTSH në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Statutit të RTSH. Prova shkresore e mëposhtme denoncon paligjshmërinë e Alfred Pezës në veprimtarinë e RTSH.

Alfred Peza me urdhërin e posaçëm nr. 97, datë 14.07.2023, të protokolluar me nr. 1452 prot., datë 14.07.2023, urdhëron delegimin e përkohshëm të kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH te Drejtori Juridik Enkelejd Lamaj. Përmes këtij urdhëri, delegimi përfshin nënshkrimin në emër dhe për llogari të Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH të çdo akti, shkrese dhe korrespondence të RTSH, të brendshme dhe të jashtme, të cilat sipas akteve ligjore dhe rregullatore të veprimtarisë së RTSH konsiderohen si urgjente. Sipas urdhërit të posaçëm, kompetencat e delegimit, sipas këtij urdhëri do të zbatohen në datën 17.07.2023.

Lexoni me vëmendje, urdhëri i posaçëm, është hartuar nga Drejtoria Juridike, me Drejtor Juridik Enkelelejd Lamaj në datën 14 Korrik 2023, pikërisht në datën e dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar për pozicionin “Drejtor” i Drejtorisë Juridike, pozicion i cili në datën 14 korrik 2023 është vakant, por edhe në datën 17 Korrik 2023 është vakant. Pra shkrimtari i romaneve horror Enkelejd Lamaj, bazuar në urdhërin e posaçëm të Alfred Pezës, rezulton Drejtor Juridik në datën 14 Korrik 2023 dhe në datën 17 Korrik 2023 ushtron kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.

Është plotësisht e qartë se Alfred Peza abuzon me kompetencat që i jep Ligji nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Statuti i RTSH. Alfred Peza i delegon kompetencat në mënyrë arbitrare tek personat, të cilët nuk mund ta ushtrojnë atë kompetencë për shkak se nuk janë emëruar në detyrë në përputhje me Ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Statutin e RTSH, duke anashkaluar me qëllim tërësisht pozicionin dhe figurën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTSH, i cili është i vetmi në bazë të ligjit në fjalë (pika 2, e nenit 105), por dhe të statutit që e zëvendëson në rastet e caktuara.

Natyrisht, qëllimi i vetëm i Alfred Pezës me këtë urdhër të posaçëm, ishte që në datën 17 Korrik 2023 të largonte nga puna përmes duarve të shkrimtarit të romaneve horror Enkelejd Lamaj, drejtuesit e drejtorive të rëndësishme të RTSH:

Zonjës Irida Bushati – Drejtore e Drejtorisë së Auditit të Brendshëm

Zotit Devis Xhaja – Drejtor Drejtorisë së Arkivit

Zotit Elton Kadisi – Drejtor i Drejtorisë së Shitjes dhe Promocionit

si dhe të zotit Pano Xhixho – Kryeredaktor i “RTSH Sport” në Njësinë e Emisioneve Tematike dhe Lajmeve

Alfred Peza përmes këtij urdhëri ka shkelur rëndë Ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Urdhëri i posaçëm është absolutisht i pavlefshëm dhe të pavlefshme janë të gjitha pasojat që kanë ardhur si pasojë e zbatimit të tij. Përgjegjësi të drejtëpërdrejtë mban edhe Enkelejd Lamaj, i cili ka ushtruar të drejta e detyra, pa pasur asnjë të drejtë për veprime të tilla.

Ne do të vazhdojmë të publikojmë çdo informacion, çdo dokument shkresor, i cili do të evidentojë dhe provojë shkeljet ligjore të Alfred Pezës. Këshilli Drejtues duhet të ndërmarrë në mbledhjen më të afërt të tij procedurat për shkarkimin e Alfred Pezës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Le të mbahet mend përjetë si turpi më i madh i RTSH në të gjithë historinë e saj. Le të shërbejnë publikimet tona, si një manual, që duhet të lexohet nga cilido që do të dëshirojë, apo do të ketë fatin të ulet në karrigen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH, për të mos qenë kurrë një drejtues si Alfred Peza, por të jetë një drejtues i urtë, i aftë dhe i ndershëm.

Previous Post

VIDEO/ E rëndë, fëmija 3-vjeçar dhunohet barbarisht nga tre edukatore

Next Post

E martë e zezë/ Tre të vdekur brenda pak orëve

Next Post
E martë e zezë/ Tre të vdekur brenda pak orëve

E martë e zezë/ Tre të vdekur brenda pak orëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
E papritur: Ish-trajneri i Francës dhe PSG-së largohet nga klubi arab, ndonëse fitoi titullin kampion.

E papritur: Ish-trajneri i Francës dhe PSG-së largohet nga klubi arab, ndonëse fitoi titullin kampion.

September 28, 2025
Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.

Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.

September 28, 2025
Nën vëzhgimin dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve, KLP heq dorë nga ndryshimi i rregullores për emërimin e kreut të SPAK.

Merr ryshfet prej 9 milion lekësh dhe 10 mijë dollarësh nga një subjekt privat, SPAK ndalon dhe vendos në arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI.

September 28, 2025
OKB kërkon sanksionet për programin bërthamor, Teherani përgjigjet: Ndalon çdo përpjekje ndaj nesh.

Lajmi Fundit

E papritur: Ish-trajneri i Francës dhe PSG-së largohet nga klubi arab, ndonëse fitoi titullin kampion.

by timoni.al
September 28, 2025
0

Një zhvillim i njohur ka ndodhur në futbollin saudit, pasi klubi Al-Ittihad njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e njohur...

Read moreDetails
Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.

Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.

September 28, 2025
Nën vëzhgimin dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve, KLP heq dorë nga ndryshimi i rregullores për emërimin e kreut të SPAK.

Merr ryshfet prej 9 milion lekësh dhe 10 mijë dollarësh nga një subjekt privat, SPAK ndalon dhe vendos në arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI.

September 28, 2025
OKB kërkon sanksionet për programin bërthamor, Teherani përgjigjet: Ndalon çdo përpjekje ndaj nesh.

OKB kërkon sanksionet për programin bërthamor, Teherani përgjigjet: Ndalon çdo përpjekje ndaj nesh.

September 28, 2025
Princesha Beatrice humb çdo mundësi për t'u bashkuar me Familjen Mbretërore, emri i babait të saj rikthehet në dokumentet Epstein.

Princesha Beatrice humb çdo mundësi për t’u bashkuar me Familjen Mbretërore, emri i babait të saj rikthehet në dokumentet Epstein.

September 28, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

E papritur: Ish-trajneri i Francës dhe PSG-së largohet nga klubi arab, ndonëse fitoi titullin kampion.

E papritur: Ish-trajneri i Francës dhe PSG-së largohet nga klubi arab, ndonëse fitoi titullin kampion.

September 28, 2025
Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.

Sondazhe të reja në Gjermani: Ekstremi i djathtë lider, ja përqindja që do të merrte koalicioni qeveritar.

September 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al