Taylor Swift dhe Travis Kelce konfirmuan fejesën e tyre përmes një momenti romantik në një kopsht të mbushur me trëndafila, duke shënuar përfundimin e muajve të spekulimeve. Disa foto intime të çiftit u shpërndanë, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte unaza e fejesës që Swift mbante në dorë.
Sipas Page Six, unaza ka një diamant të veçantë “Old Mine cut” nga marka Artifex Fine Jewelry, duke qenë një prerje e rrallë që daton nga shekujt XVIII dhe XIX. Diamantët e këtij stili dallohen për formën e tyre të ngjashme me jastëk dhe ndriçimin unik që reflektojnë. Secili gur pastaj është prerë me dorë, duke e bërë atë të papërsëritshëm.
Dizajni i unazës është realizuar nga Kindred Lubeck në bashkëpunim me Travis Kelce, duke e bërë këtë dhuratë edhe më personale. Versionet standarde të Lubeck fillojnë nga 4,300 dollarë, ndërsa ato më të komplikuara me diamante 5 karatësh arrijnë deri në 38,000 dollarë. Megjithatë, unaza e Taylor sipas ekspertëve është një pjesë personalizuar, unike, me një stil “bezel setting” që është aktualisht një trend i njohur në botën e bizhuterive.
Çmimi i kësaj unaze vlerësohet të jetë mes 750,000 dhe 1 milion dollarësh. Megjithatë, George Khalife, një nga bizhuterët më të njohur në Hollywood, sugjeron se diamanti mund të jetë midis 10 deri në 20 karatë, duke rritur kështu vlerën e tij në një shifër që luhatet nga 1 deri në 5 milion dollarë. Khalife ka përshkruar pamjen e unazës si antike dhe elegante, e përshtatur në mënyrë ideale për Taylor Swift.
Është e sigurt se unaza e fejesës së Taylor Swift do të bëhet një nga më të famshmet dhe do të shërbejë si një ikonë e re në botën e modës dhe bizhuterive, duke shënuar një moment të veçantë në jetën e saj.















