Wednesday, October 22, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohen 4 emrat e tjerë që po hetohen për sterilizimin. Gentian Këri dhe 3 anëtarë të KPP, në skaner bashkë me Canin dhe Beqjan

Editor by Editor
August 20, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Zbulohen 4 emrat e tjerë që po hetohen për sterilizimin. Gentian Këri dhe 3 anëtarë të KPP, në skaner bashkë me Canin dhe Beqjan
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Veç orientimit nga gjykata, për thellimin e hetimeve të prokurorisë SPAK, në verifikime pasurore dhe korruptive, të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish-ministrit Shkëlqim Cani, janë dhe katër emra të tjerë, zyrtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike që po hetohen.

“Ora News” ka mësuar se 4 personat që janë në hetim quhen Gentian Këri, me detyrë ish-kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Spiro Kuro, me detyrë zv/kryetar i këtij komisioni dhe dy anëtarët Leonard Gremshi dhe Hektor Balluku.

Të 4 këta persona, dy ish-ministrat, zyrtarë të tjerë në ministrinë e Shëndetësisë dhe kompaninë konçesionare “Sani Service”, janë duke u hetuar nga SPAK, pas një vendimi detyrues nga gjykata për të thelluar veprimet hetimore.

Sipas këtij dokumenti, 4 zyrtarët e KPP, janë njerëzit që në 23 shtator 2015 kanë marë në shqyrtim ankesën e Bashkimit të Operatorëve Ekonomike, “Action Laundry”, “S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente”, kompani këto që janë renditura humbesë në garën për konçesionin e sterilizimit.

Bashkimi i këtyre kompanive, kërkonin nga KPP, të shfuqizonte vendimin e muajit Maj 2015 të Komisionit të Dhënies së Konçesionit në Ministrinë e Shëndetësisë, tek kompanitë fituese që udhëhiqeshin nga “Servizi Italia” dhe “Investital” e Ilir Rrapaj.

Sipas ankesës së “Action Laundry” përllogaritej që konsorciumi i udhëhequr nga “Servizi Italia” S.p.a, që u klasifikua i pari, e ofroi shërbimin për 1 vit në vlerën e 1 miliardë lekë, kundrejt ofertës 753 milion lekë të ofruar nga grupi i operatorëve të udhëhequr nga “Action Laundry”, që u rendit e dyta.

Kompania me qendër në Durrës pretendoi se diferenca për 1 vit kap vlerën 250 milion lekë, ose për 10 vjet një vlerë prej 2.5 miliardë lekë më pak të shpenzuara (17.8 milionë euro).

Por në shtator 2015, KPP-ja ka pranuar pjesërisht ankesën e “Action Laundry” dhe i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të rivlerësojë ofertat, pasi ka vërejtur se mbledhja e pikëve në vlerësimin e parë kishte gabime matematikore.

Katër anëtarët e KPP-së në vendimin prej 46 faqesh argumentonin se:

“…në respekt të parimit të transparencës dhe barazisë si dy ndër parimet kryesore të zhvillimit të procedurës së dhënies së koncesionit, autoriteti kontraktor (Ministria e Shëndetësisë) ka gabuar në mbledhjen aritmetike të pikëve në total… Sa më sipër, Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se autoriteti kontraktues në rivlerësimin e procedurës duhet të kryejë edhe mbledhjen e saktë aritmetike të pikëve dhënë operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në këtë procedurë…”.

Pas këtij vendimi detyrues nga KPP, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015 në Ministrinë e Shëndetësisë. Dhe pikërisht në këtë ditë është shpallur fituesi ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”.

Por çuditërisht, këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë.

Nga 73.98 pikë që kishte fituar në vlerësimin e parë, tani ishte vlerësuar me 91.03 pikë. Pra me një diferencë prej 22 pikësh më shumë.

Në anën tjetër, bashkimi i operatorëve që përfaqësohej nga “Action Laundry” ka marrë 45 pikë, nga 42.83 që kishte marrë në rivlerësimin e parë.

Pas këtij vednimi në muajin dhjetor 2015 Ministri Ilir Beqja, ka firmosur kontratën koncesionare, duke kthyer koncesionin e sterilizimit të paisjeve kirurgjikale, kontratën më të shtrenjtë të partneritetit publik privat të qeverisë “Rama” në sektorin e shëndetësisë.

Kjo kontratë deri në fund të vitit 2022, i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, rreth 76 milionë euro.

Previous Post

Pesë ditë luftë për jetën, 16-vjeçari që u përplas me Jet Ski nuk ia del, ndërron jetë te Trauma

Next Post

Operacioni antidrogë në Patok, zbulohet udhëtimi i velierës së djegur

Next Post
Operacioni antidrogë në Patok, zbulohet udhëtimi i velierës së djegur

Operacioni antidrogë në Patok, zbulohet udhëtimi i velierës së djegur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Video/ Incident i pazakontë në Uruguay: Lojtari godet me kokë gjyqtarin pas ndëshkimit me karton të kuq, i cili deklaron: Më thau dhëmbët.

Video/ Incident i pazakontë në Uruguay: Lojtari godet me kokë gjyqtarin pas ndëshkimit me karton të kuq, i cili deklaron: Më thau dhëmbët.

October 22, 2025
Vjedhje në stilin e një filmi: Pse Muzeu i Luvrit kishte vetëm një kamerë të jashtme dhe pse ajo dokumentonte anën e papërshtatshme?

Vjedhje në stilin e një filmi: Pse Muzeu i Luvrit kishte vetëm një kamerë të jashtme dhe pse ajo dokumentonte anën e papërshtatshme?

October 22, 2025
Ish-gjyqtarja e FIFA-s bën akuza të rënda: "Kam përjetuar ngacmime seksuale dhe nuk më promovonin për shkak të…"

Ish-gjyqtarja e FIFA-s bën akuza të rënda: “Kam përjetuar ngacmime seksuale dhe nuk më promovonin për shkak të…”

October 22, 2025
Ndodhi e papritura në “Përputhen”: Katerina braktis studion pas fjalëve të forta të Arnoldit, i cili deklaron: "Po gënjen, nuk e ka bërë kurrë..." Një moment tensioni u regjistrua në episodin e sotëm të emisionit.

Ndodhi e papritura në “Përputhen”: Katerina braktis studion pas fjalëve të forta të Arnoldit, i cili deklaron: “Po gënjen, nuk e ka bërë kurrë…” Një moment tensioni u regjistrua në episodin e sotëm të emisionit.

October 22, 2025
Video/ Incident i pazakontë në Uruguay: Lojtari godet me kokë gjyqtarin pas ndëshkimit me karton të kuq, i cili deklaron: Më thau dhëmbët.
LAJME

Video/ Incident i pazakontë në Uruguay: Lojtari godet me kokë gjyqtarin pas ndëshkimit me karton të kuq, i cili deklaron: Më thau dhëmbët.

by timoni.al
October 22, 2025
0

Një incident alarmant ndodhi gjatë finales së kategorisë rezervë ndërmjet San Lorenzos dhe Central Molinos në Maldonado, Uruguai. Një lojtar...

Read moreDetails
Vjedhje në stilin e një filmi: Pse Muzeu i Luvrit kishte vetëm një kamerë të jashtme dhe pse ajo dokumentonte anën e papërshtatshme?

Vjedhje në stilin e një filmi: Pse Muzeu i Luvrit kishte vetëm një kamerë të jashtme dhe pse ajo dokumentonte anën e papërshtatshme?

October 22, 2025
Ish-gjyqtarja e FIFA-s bën akuza të rënda: "Kam përjetuar ngacmime seksuale dhe nuk më promovonin për shkak të…"

Ish-gjyqtarja e FIFA-s bën akuza të rënda: “Kam përjetuar ngacmime seksuale dhe nuk më promovonin për shkak të…”

October 22, 2025
Ndodhi e papritura në “Përputhen”: Katerina braktis studion pas fjalëve të forta të Arnoldit, i cili deklaron: "Po gënjen, nuk e ka bërë kurrë..." Një moment tensioni u regjistrua në episodin e sotëm të emisionit.

Ndodhi e papritura në “Përputhen”: Katerina braktis studion pas fjalëve të forta të Arnoldit, i cili deklaron: “Po gënjen, nuk e ka bërë kurrë…” Një moment tensioni u regjistrua në episodin e sotëm të emisionit.

October 22, 2025
Guterres njofton se qëllimi për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5°C është jashtë reach.

Guterres njofton se qëllimi për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5°C është jashtë reach.

October 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Incident i pazakontë në Uruguay: Lojtari godet me kokë gjyqtarin pas ndëshkimit me karton të kuq, i cili deklaron: Më thau dhëmbët.

Video/ Incident i pazakontë në Uruguay: Lojtari godet me kokë gjyqtarin pas ndëshkimit me karton të kuq, i cili deklaron: Më thau dhëmbët.

October 22, 2025
Vjedhje në stilin e një filmi: Pse Muzeu i Luvrit kishte vetëm një kamerë të jashtme dhe pse ajo dokumentonte anën e papërshtatshme?

Vjedhje në stilin e një filmi: Pse Muzeu i Luvrit kishte vetëm një kamerë të jashtme dhe pse ajo dokumentonte anën e papërshtatshme?

October 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al