Berisha deklaroi:
Çfarë është një Patronazhist? Jo një militant socialist, por një nëpunës i shtetit. Kjo është e vërteta.
Ndryshe nga militantët tradicionalë partiakë, patronazhistët modernë janë:
- Punonjës publikë në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, administratë tatimore, qeverisje vendore, madje edhe në drejtësi, mbrojtje dhe siguri.
- Të pajisur me akses në databaza shtetërore dhe me pushtet institucional mbi nevojat e përditshme të qytetarëve (licenca, leje, ndihmë sociale, punësim).
- Ngarkuar jo vetëm me bindjen e votuesve, por edhe me intimidim, shantazh, mohimin e shërbimeve, dhe mbikëqyrje ditën e votimit, deri në konfiskim kartash ID apo kërcënime, (siç është raportuar në Vorë, Tiranë, Laprakë, Fier, Elbasan, Dibër etj).
Sistemi i patronazhimit shtrihet edhe te emigrantët shqiptarë:
- Qytetarët jashtë vendit u kontaktuan nga patronazhistë ose persona të lidhur me Partinë Socialiste.
- Drejtorë dhe zyrtarë të lartë të administratës publike u dërguan dhe qëndruan në shtete të ndryshme me detyra të përcaktuara: për të kontaktuar, regjistruar, kontrolluar dhe siguruar prova se votuesit e patronazhuar votuan për kandidatët e PS.
- Votuesit në diasporë u shantazhuan që statusi i punës apo shërbimeve për familjarët e tyre do të kushtëzoheshin nga vota e tyre për PS.
- Ka raportime të shumta për tentative dhe blerje të votave në diapsorë
- PD ka siguruar prova të shumta konkrete që vërtetojnë që diaspora u kontrollua, u frikësua, u manipulua dhe vota u devijua para shpalljes së rezultatit.
Por të gjitha këto prova, fshihen, zhduken nga Altin Troplini kreu i mbrojtjes së krimit elektoral.
Sistemi i patronazhimit, Qarku Fier
Në krye të procesit të patronazhimit qëndron Lubi Balluku, Zv. Kryeministre famëzeze, Koordinatore Politike e PS-së në Qarkun Fier.
Ndër të vijnë direkt Kryetarët e Bashkive në Qarkun Fier, Ministra, zëvendësministra, funksionarë të lartë në administratën publike. Një pjesë e tyre bënë dorëheqje fiktive nga postet e tyre, për të bërë fushatë aktive në Qarkun Fier apo në Diasporë nën urdhërat e Lubisë, ndërkohë që vijonin e drejtonin punën në drejtoritë e tyre.
Drejtuesit e drejtorive të pushtetit vendor dhe qendror si dhe të agjencive publike.
Në zgjedhjet Parlamentare 2025, Fieri u shfaq si një nga rastet tipike të kontrollit elektoral nga Partia shtet, përmes abuzimit me administratën publike dhe mbledhjes së paligjshme të të dhënave personale.
- Në thelb të skemës:
- Rrjet patronazhimi i strukturuar
- Punonjës civilë të administratës publike me role partiake
elektorale - Shkelje e ligjit kombëtar dhe e standardeve ndërkombëtare
- Për çdo Qendër Votimi në Fier:
- PS caktoi përgjegjës Drejtues ne administratën publike
- Këta nuk ishin vullnetarë apo militantë partie, por punonjës shtetërorë, që paguhen me rrogat, me lekët të taksëpaguesve shqiptarë.
- Shumë prej tyre mbanin pozicione të larta në institucione publike.
Patronazhistët të Punësuar në institucione publike lokale dhe qendrore
- Bashki, drejtoritë bashkiake dhe njësitë administrative (p.sh., Bashkia Fier, Ujësjellës- Kanalizime Fier)
- Institucionet shëndetësore (p.sh., Spitali Rajonal
Fier, të gjitha qendrat shëndetësore) - Institucionet arsimore (shkolla dhe kopshte)
- Degët rajonale të agjencive kombëtare dhe ndërmarrjeve shtetërore (OST, ADISA, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Drejtoria e Tatimeve Fier,
Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Sociale, Burgu i Fierit ose Institucioni i Vuajtjes së Dënimit Fier, Shërbimi i Provës, Albpetrol etj.)
Detyrat e caktuara drejtuesve te institucioneve/ koordinatorëve politike
Secili prej patronazhistëve të punësuar nga shteti kishte për detyrë mbledhjen dhe raportimin e të dhënave personale të detajuara për punonjësit civilë brenda institucionit të tyre ose nën-rajonit gjeografik (p.sh., Rajoni 1 ose 2-Fier).
Të dhënat e mbledhura përfshinin për çdo punonjës të drejtorisë / sektorit që drejtonin:
- Emrat e plotë, numrat e ID-së, numrat e telefonit dhe pozicionet/afiliacionet institucionale
- Qendra e Votimit (QV) ku ishte i regjistruar secili punonjës
- Kontaktet personale dhe lidhjet familjare
- Përcaktimi politik ose përkatësia partiake (anëtar, mbështetës, etj.)
- Data e fillimit të punësimit (shumë prej tyre të punësuar rishtazi, punësime elektorale)
Data basë-Patronazhimi
Të dhëna mblidheshin dhe centralizoheshin në mënyrë sistematike (çdo ditë) në databaza të koduara (disa prej të cilave I kemi siguruar, shqyrtuar dhe analizuar).
Këto databaza funksiononin si instrumente të profilizimit politik dhe kontrollit elektoral, duke e lidhur secilin punonjës shtetëror me një qendër votimi dhe duke ia caktuar një ‘patronazhisti – agjenti monitorues’ për gjithë kohëzgjatjen e fushatës ose i shndërronin në patronazhistë për të kontrolluar familjarët, kushërinjtë, fqinjët e të njohurit e tjerë.
Politizimi i Administratës publike, përdorimi si mjet për qëllime elektorale
Përbën shkelje të:
- Ligjit Nr. 152/2013 ‘Për nëpunësin civil’, i cili ndalon aktivitetin politik dhe garanton neutralitetin e nëpunësve civilë.
- Neni 88 i Kodit Zgjedhor, i cili ndalon punonjësit publikë të merren me fushatë elektorale ose të ushtrojnë ndikim mbi votuesit gjatë orarit zyrtar.
- Standardeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, të cilat theksojnë ndarjen e funksioneve të shtetit nga ato të partisë në zgjedhjet demokratike.
Struktura e patronazhimit në Fier ilustron një sistem ku zyrtarët publikë u shndërruan në operativë politikë, duke përdorur funksionin e tyre zyrtar për të monitoruar, kategorizuar, intimiduar dhe ndikuar votuesit—duke minuar lirinë zgjedhore, paanshmërinë administrative dhe të drejtat për mbrojtjen e të dhënave personale.