Zbardhet dëshmia e plotë e Fatmir Talellarit, 50-vjeçarit shqiptar që vrau kunatin në Greqi pasi kishte zbuluar se për vite me radhë i ka përdhunuar vajzën. Erjon Pelivani, vëllai i graus së dytë të Talellarit kishte akses për të hyrë lirisht në shtëpinë e 50-vjeçarit, ku ka pasur mundësi kontakti dhe me vajzën, e cila sipas dëshmisë së saj është përdhunuar prej vitesh nga Pelivani, i cili më pas e kërcënonte ti jepte para, ose në të kundërt do publikonte fotot intime të saj. Pikërisht ky ka qenë dhe shkaku që 50-vjeçari Fatmir Talellari, ka zbuluar se e bija shantazhohej nga dikush, pasi nuk kishte paguar qiranë e banesës, pavarësisht se ai ia kishte dhënë lekët…por ai se dinte se kush fshihej pas mesazheve kërcënuese, derisa e bija vendosi të flasë.
Fatmir Talellari: Më 7 Janar u informova nga pronarja e shtëpisë së vajzës në Janinë se qiraja e apartamentit nuk ishte paguar. Ky fakt më shqetësoi pasi ia kisha dhënë paratë vajzës. E kontaktova në celular, por nuk më pëlqeu shpjegimi i saj. Vonë në mbrëmje shkova në Volos, në shtëpinë e vajzës tjetër për ta takuar dhe për të zbuluar çfarë po ndodhte. Pasi ia kërkova fort, sepse ajo ishte e frikësuar, hezituese dhe nuk donte të fliste, në fund më zbuloi se paratë ia ka marrë një person që e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka përdhunuar në të shkuarën dhe tashmë e kërcënon se nëse nuk i jep para, do të më tregojë mua, por edhe njerëzve të tjerë nëpërmjet internetit, foto të tij dhe vajzës sime lakuriq. Ajo më tregoi disa mesazhe që e vërtetonin këtë, por nuk e zbuloi fillimisht identitetin e këtij personi. Për shkak të habisë kisha ndjenja zhgënjimi dhe më pas më pushtoi inati, por u përpoqa ta menaxhoja situatën. Shkova menjëherë pranë vajzës dhe i thashë se do ta dua gjithmonë dhe ta kuptojë se do të qëndroj gjithmonë krah saj. E nxita që të konsultohej menjëherë me një psikolog dhe një avokat për të na këshilluar mbi mbështetjen e nevojshme psikologjike dhe veprimet e nevojshme ligjore kundër autorit
I rëndë ka qenë momentii kur Talellari ka mësuar të vërtetëtn, se pas mesazheve kërcënuese dhe pas përdhunuesit fshihej, vëllai i gruas së tij të dytë, Erjon Pelivani, të cilin e kishte futur si mik në shtëpi. Me të mësuar situatën, babai ka kërkuar shpjegim nga kunati dhe është përballur me të. Po ashtu ka rrëfyer, se si e “nxorri në pritë”, Pelivanin me pretendimin se i kishte rënë goma dhe kërkonte ndihmë.
Fatmir Talellari: Ajo më tregoi se ky person është vëllai i partneres sime, i cili si i afërm kishte akses të lirë në shtëpinë time, të cilin e kisha besuar në të shkuarën dhe e kam mbështetur e ndihmuar financiarisht. Ky zbulim ishte goditje përfundimtare për gjendjen time mendore që për momentin ishte e brishtë. Shtuar edhe gjendjes sime të mëparshme, ndihesha i tradhtuar nga një i afërm i besuar. M’u shemb toka, m’u errësuan sytë, dukshëm humbi edhe logjika, nuk mund ta menaxhoja më këtë situatë. Pasi qëndrova deri pasdite me fëmijët e mi, kohë gjatë së cilës na vizitoi edhe mësuesja e vajzës që e përgatiti për universitet nuk mund të qëndroja më në shtëpi dhe vendosa të kthehem në Argalasti. M’u fiksua në kokë ideja për ta takuar kunatin dhe t’i kërkoja një shpjegim. Por sepse kunati im ka pasur një të shkuar të dhunshme (duke thyer gjëra në shtëpinë e prindërve të tij) dhe sepse ishte më i madh e fuqishëm si unë, kisha frikë se gjatë takimit pasi t’i zbuloja çfarë kisha mësuar, jeta ime mund të ishte në rrezik. Për këtë arsye mora çiften time të gjuetisë, të cilën e kam me leje dhe u nisa drejt Volosit. Para se të arrija në Volos, mendova se nëse e telefonoja vetë kunatin ai do të ishte dyshues dhe nuk do të më takonte pasi nuk kishim më kontakte të veçanta. Kështu që i kërkova partneres të telefonojë të vëllanë dhe t’i kërkojë të më ndihmojë me pretendimin se më kishte rënë goma e makinës.
Më pas tregon se si ndodhi ngjarja. Ndërkohë shton se gjithçka ndodhi në një moment të rënduar psikologjik për të.
Fatmir Talellari: Kunati erdhi drejt meje, parkoi makinën në krahun e kundër të rrugës, e kaloi atë dhe lëvizi drejt meje. Para se të më afrohej, i bërtita me zë të lartë “pse e përdhunove dhe shkatërrove vajzën time?”. Ai pavarësisht faktit se e pa qartë se kisha armën që e mbaja jo vetëm që nuk dha asnjë shpjegim, por buzëqeshi me ironi dhe vrapoi duke ndryshuar drejtimin herë pas here, duke u përpjekur të më sulmojë dhe të më marrë armën. Për të mbrojtur veten e godita me tytën e armës në kokë dhe gjoks dhe ai u rrëzua. Përsëri në vend që të tërhiqej ai u ngrit dhe më sulmoi përsëri. Më pas u përleshëm. Ai u përpoq të më largonte përsëri armën dhe më pas duket se gjatë përleshjes u tërhoq këmbëza, arma u shkrep dhe kunati im u godit për vdekje. Nisur nga sa më sipër, vdekja e kunatit erdhi si pasojë e goditjes me armë gjatë përleshjes sonë, pa pasur qëllim që ta vras nga ana ime.
Ka qenë vetëm një plumb, që ka rezultuan fatal për 33-vjeçarin Erjon Pelivanin. Pasi ngjarjes Talellari ka njoftuatr Policinë. Ndërkohë gjykata vendosi që ai të lërë burgun dhe të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, deri në përfundimin e hetimeve.