Zbardhet aksidenti ku vdiq djali i Kudret Saliajt. Policia ka bërë me dije se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes, 19-vjeçarin me inicialet S. K., i cili drejtonte automjetin që ishte në pronësi të dikujt tjetër.
Mësohet se Enjo Saliaj udhëtonte me një skuter elektrik kur është përplasur nga automjeti rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku.
NJOFTIMI
Në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor elektrik, mbeti i dëmtuar shtetasi E. S., 18 vjeç (drejtuesi i motorit elektrik), i cili më pas humbi jetën në spital, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kryer veprime hetimore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident.