Monday, June 16, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbardhen sanksionet fillestare të BE-së ndaj Kosovës

Editor by Editor
June 13, 2023
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni
0
Zbardhen sanksionet fillestare të BE-së ndaj Kosovës
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.

Sanksioni tjetër pritet të përfshijë punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Tashmë është suspenduar takimi i një nën-komisioni, atij për tregti, industri, doganë dhe taksa i cili është dashur të mbahej me 8 qershor, por që nuk është zhvilluar. Takimi i radhës, i cili pritet të suspendohet, është ai i datave 21 dhe 22 qershor, i nën-komisionit për drejtësi, liri dhe siguri.

Do të ketë edhe pasoja financiare për Kosovën. Është planifikuar një pezullim domethënës i financimit nga ana BE-së i disa projekteve për të cilat ka dhënë propozime Kosova në kuadër të Fondit investues për Ballkanin Perëndimor.

BE, si sanksion ndaj Kosovës, ka paraparë që të ulë edhe nivelin e pranisë publike në zhvillimet dhe ngjarjet e përbashkëta ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë së Kosovës. Kjo masë pritet të përfshijë edhe takimet në kuadër të bashkëpunimit financiar.

Tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Por, Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash:

– Sundimi i ligjit në katër komunat në veri, që nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët
– Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës
– Policia e Kosovës, pjesëtarë të NATO-s dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë, për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë.
– Qeveria e Kosovës të koordinohet me të gjithë aktorët dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri
– Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe një takim i nivelit të lartë të mbahet gjatë kësaj jave.

Megjithatë, BE-ja ka thënë se kryeministri kosovar nuk ka ndërmarrë hapat e duhur për uljen e tensioneve në veri.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjet ushtarake Defender Europe 23, duke e cilësuar këtë si masën e parë ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mosplotësimit të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare.

Previous Post

Ulet çmimi i kokainës, eksperti: Nga 32 mijë euro ka shkuar në 20 mijë euro kg, ka sasi të mëdha

Next Post

FOTO/ “Familja ime është jeta ime”, Luizi takohet me motrën dhe kunatin në Amerikë

Next Post
FOTO/ “Familja ime është jeta ime”, Luizi takohet me motrën dhe kunatin në Amerikë

FOTO/ "Familja ime është jeta ime", Luizi takohet me motrën dhe kunatin në Amerikë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kriza e fundit Izrael-Iran, të gjithë sytë kah ishulli i vogël në Gjirin Persik që mund të ‘godasë çmimet dhe qetësinë globale’

Kriza e fundit Izrael-Iran, të gjithë sytë kah ishulli i vogël në Gjirin Persik që mund të ‘godasë çmimet dhe qetësinë globale’

June 16, 2025
Peru, një i vdekur dhe 36 të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Lima

Peru, një i vdekur dhe 36 të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Lima

June 16, 2025
The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

June 16, 2025
Do jeni në humor gjatë kësaj dite, parashikimi i yjeve për çdo shenjë për sot

AKTUALITET

Kriza e fundit Izrael-Iran, të gjithë sytë kah ishulli i vogël në Gjirin Persik që mund të ‘godasë çmimet dhe qetësinë globale’

by Editor
June 16, 2025
0

Ishulli Kharg është një ishull i vogël në Gjirin Persik. Ai ndodhet rreth 25 kilometra larg bregut veriperëndimor të Iranit...

Read moreDetails
Peru, një i vdekur dhe 36 të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Lima

Peru, një i vdekur dhe 36 të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Lima

June 16, 2025
The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

June 16, 2025
Do jeni në humor gjatë kësaj dite, parashikimi i yjeve për çdo shenjë për sot

Do jeni në humor gjatë kësaj dite, parashikimi i yjeve për çdo shenjë për sot

June 16, 2025
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

June 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kriza e fundit Izrael-Iran, të gjithë sytë kah ishulli i vogël në Gjirin Persik që mund të ‘godasë çmimet dhe qetësinë globale’

Kriza e fundit Izrael-Iran, të gjithë sytë kah ishulli i vogël në Gjirin Persik që mund të ‘godasë çmimet dhe qetësinë globale’

June 16, 2025
Peru, një i vdekur dhe 36 të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Lima

Peru, një i vdekur dhe 36 të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.1 në Lima

June 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al