Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbardhen debatet në Konferencën e Kryetarëve/ Gjekmarkaj: Parlamenti është bërë si sallë lajmërimesh. Balla: Kërkesa juaj për debat pa formë

Editor by Editor
September 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Zbardhen debatet në Konferencën e Kryetarëve/ Gjekmarkaj: Parlamenti është bërë si sallë lajmërimesh. Balla: Kërkesa juaj për debat pa formë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Balla: Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sërë mekanizmash në funksion të deputetëve / grupit të deputetëve apo Grupit Parlamentar, për të ushtruar mbikëqyrje të ekzekutivit. Jo pa shkak, Kuvendi ka përcaktuar në nenin 98 mocionin për një arsye të veçantë dhe konkrete. Duke qenë se kërkohet mirëkuptim, do të keni gjithmonë mirëkuptimin tonë. E lexova mocionin, në të cilin ka 6 superçështje, ku në secilën ka shumë nënçështje. Rregullorja thotë: një çështje. Në kërkesë, ju caktoni disa makroçështje.

Mjaftojnë dy çështjet e para që listoni, të cilat përfaqësojnë dy superçështje të mëdha me shumë nënçështje. Çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe më pas vazhdoni me kriminalizimin e politikës shqiptare. Pra, z. Kryetar, jemi para një kërkese që nuk respekton as në formë, as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të Rregullores së Kuvendit. Në të kaluarën kemi bërë debat dhe jemi dakordësuar që të hartohet mocioni për një çështje të caktuar.

Dy javë pas seancës së diskutimit të programit të qeverisë dhe përbërjes, ne e quajmë pikë të ezauruar. Kërkesa për mocion për debat ka 6 superçështje dhe asnjë çështje të veçantë. Jeni të mirëpritur ta risillni të modifikuar, vetëm me një çështje. Nuk e thotë rregullorja që në seancën më të parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi.

Blushi: Mocioni me debat është “pasqyra” e dështimeve, korrupsionit dhe inkriminimit të Qeverisë dhe Edi Ramës. Nuk mund t’i mohoni opozitës mekanizmat e saj kushtetues. Po prishni debatin, po shkatërroni parlamentarizmin, po shkelni Kushtetutën. Frika juaj është tmerri nga aferat që mbani mbi supe. Refuzimi i kërkesës për mocion nga mazhoranca është përpjekje për të zhbërë një tjetër të drejtë kushtetuese të opozitës. Pranoni debatin dhe përballjen me opozitën dhe mos u shmangni më me procedurë.

Po vijoni të shkelni Kushtetutën dhe të thelloni paligjshmërinë. Po tentoni ta ktheni parlamentin në mauzole, ku të ketë veç mumje që nuk flasin dhe ku të prezantohen veç mendimet e fantazmave si “Diella”. Ndalni provokimet ndaj opozitës. Refuzimi i mocionit është dëshmia se edhe seancën e votimit të Qeverisë dhe programit e prishët ju qëllimisht, sepse i trembeni debatit.

Zhupa: Unë nuk arrij dot ta kuptoj: keni ngritur një propagandë për integrimin, dhe sot ju bllokoni debatin. E pakuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve boshe. Unë e kuptoj se, kur lexoni “krim” dhe “korrupsion”, ju kap paniku, sepse do t’ju duhet të mbroni veten dhe Kryeministrin.

Gjekmarkaj: Ju, mbase nuk e dini, por njerëzimi ka konsumuar mijëra vjet për të bërë kalimin nga tingulli te fjala, dhe fjala bëri ndryshimin e madh te njeriu i Neandertalit. Qesh Ulsi, se nuk e di, i duket habi… po nejse! Në Mesjetë, dënimi më i madh ishte kur gjuhën ia vendosnin në tryezë dhe e mbërthenin me gozhdë, sepse fjala prishte shumë punë!

Ka një muaj që mblidhemi këtu e vendosim sesi të mos bëjmë parlament, sesi të mos flasim! E keni shndërruar Kuvendin në një sallë lajmrimesh, si kasnec! Flasim vetëm për procesverbale e njoftime, asnjë debat! Ju keni frikë nga fjala!

Tani ju keni shpallur këtë moton: “Shqipëria 2030 në Europë”! Bukur shumë! Përballë janë disa kalorës të rrugëtimit europian! Ju nuk po u jepni mundësi të rrëfejnë cilin zabel kaloi Taulanti, a patën tagji kuajt e Ulsiut, në cilin han fjeti Toni rrugës për në Europë!

Pra, kalorësit po udhëtojnë nëpër natë! Ju po u mohoni të drejtën e rrëfimit! Ju vetë, si kryetar, nuk po kaloni një ditë në atë karrige duke drejtuar debat politik! Por drama më e madhe e juaja do të jetë se do të harroni të flisni. Kur të ktheheni te njerëzit, do të jeni si njerëzit e lashtë, do të ktheheni te tingulli! Qesh Ulsiu, i duket qyfyre! Do të harroni, si mijëra vjet më parë, që tingullin ta përktheni në fjalë.

Previous Post

Pajtime Fetahu paraqitet në SPAK

Next Post

Akti mostruoz në Bruksel! I riu shqiptar gjendet i varur në një tabelë, mediat: Metodat e karteleve meksikane!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Video/ Një penallti ndihmon Slotin, Liverpooli mund Interin me vështirësi dhe kualifikohet në çerekfinale

Video/ Një penallti ndihmon Slotin, Liverpooli mund Interin me vështirësi dhe kualifikohet në çerekfinale

December 9, 2025
Barcelonë përmbys ndeshjen për të triumfuar, Chelsea befasohet në Bergamo. Zbuloni të gjitha rezultatet e mbrëmjes (Video)

Barcelonë përmbys ndeshjen për të triumfuar, Chelsea befasohet në Bergamo. Zbuloni të gjitha rezultatet e mbrëmjes (Video)

December 9, 2025
Shqiptarët liderë në Ballkan për përdorimin e OnlyFans/ Aktori i njohur në ‘Goca dhe Gra’: Pse të paguaj, kur në internet ka përmbajtje falas

Shqiptarët liderë në Ballkan për përdorimin e OnlyFans/ Aktori i njohur në ‘Goca dhe Gra’: Pse të paguaj, kur në internet ka përmbajtje falas

December 9, 2025
Eksploziv në një biznes në Shkodër, pa të lënduar/ Detajet e para

Eksploziv në një biznes në Shkodër, pa të lënduar/ Detajet e para

December 9, 2025
Video/ Një penallti ndihmon Slotin, Liverpooli mund Interin me vështirësi dhe kualifikohet në çerekfinale
Lajmi Fundit

Video/ Një penallti ndihmon Slotin, Liverpooli mund Interin me vështirësi dhe kualifikohet në çerekfinale

by timoni.al
December 9, 2025
0

Liverpooli ka arritur një fitore vendimtare në Ligën e Kampionëve, duke mundur Interin me rezultatin 0-1. Goli i vetëm në...

Read moreDetails
Barcelonë përmbys ndeshjen për të triumfuar, Chelsea befasohet në Bergamo. Zbuloni të gjitha rezultatet e mbrëmjes (Video)

Barcelonë përmbys ndeshjen për të triumfuar, Chelsea befasohet në Bergamo. Zbuloni të gjitha rezultatet e mbrëmjes (Video)

December 9, 2025
Shqiptarët liderë në Ballkan për përdorimin e OnlyFans/ Aktori i njohur në ‘Goca dhe Gra’: Pse të paguaj, kur në internet ka përmbajtje falas

Shqiptarët liderë në Ballkan për përdorimin e OnlyFans/ Aktori i njohur në ‘Goca dhe Gra’: Pse të paguaj, kur në internet ka përmbajtje falas

December 9, 2025
Eksploziv në një biznes në Shkodër, pa të lënduar/ Detajet e para

Eksploziv në një biznes në Shkodër, pa të lënduar/ Detajet e para

December 9, 2025
Juventus: Spalletti shpreh kënaqësi, Bremer dhe Rugani rikthehen në stërvitje me ekipin

Juventus: Spalletti shpreh kënaqësi, Bremer dhe Rugani rikthehen në stërvitje me ekipin

December 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Një penallti ndihmon Slotin, Liverpooli mund Interin me vështirësi dhe kualifikohet në çerekfinale

Video/ Një penallti ndihmon Slotin, Liverpooli mund Interin me vështirësi dhe kualifikohet në çerekfinale

December 9, 2025
Barcelonë përmbys ndeshjen për të triumfuar, Chelsea befasohet në Bergamo. Zbuloni të gjitha rezultatet e mbrëmjes (Video)

Barcelonë përmbys ndeshjen për të triumfuar, Chelsea befasohet në Bergamo. Zbuloni të gjitha rezultatet e mbrëmjes (Video)

December 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al