Saturday, December 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Xhirot’ e Valmir Xoxës, djali i xhaxhit të Ajola Xoxës me 140 mijë euro në dy jastëkë

Editor by Editor
February 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
‘Xhirot’ e Valmir Xoxës, djali i xhaxhit të Ajola Xoxës me 140 mijë euro në dy jastëkë
0
SHARES
74
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Djali i xhaxhait të Ajola Xoxës, Valmir Xoxa, është një tjetër personazh që përfshihet në skemat e korrupsionit të bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në këtë skemë Valmir Xoxa del personazhi i pastrehë që blen makinë 23 mijë euro dhe merr kredi të butë në bashki 40 milionë lekë në bashki dhe shëtit me 140 mijë euro në dy jastëkë.

Valmir Xoxa, njeriu i cili i blen makinën Ajola Xoxës 23 mijë euro, rezulton që të jetë i pastrehë. Kjo sipas një aplikimi që ka bërë në Bashkinë e Tiranës për një kredi të butë ku ka kërkuar të përfitojë si i pastrehë.

Sipas të dhënave të siguruara në dosjen e SPAK-ut, Valmir Xoxa përfiton një kredi të butë rreth 40 milionë lekë dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, si i pastrehë kur kishte blerë makinën e babait të Ajolës.

Këtu nuk po i hyjmë konfliktit të interesit. Valmiri ka qenë i pastrehë meqenëse blinte makina nga 23 mijë euro dhe më pas i shiste nga 11 mijë euro.

Aplikimi për kredi është diçka normale, ai e ka përfituar atë, por prokurorët e SPAK-ut gjatë hetimeve kanë gjetur se Valmiri ka dhënë 140 mijë euro kur merrte kredi si i pastrehë për blerje toke. Këto 140 mijë euro Valmiri i jep për llogari të Ajola Xoxës dhe Valbona Xoxës, nënës së saj.

Pra, njeriu që merr kredi të butë për strehim në Bashkinë e Tiranës i jep një thes me para për blerje toke Ajola Xoxës.

SPAK ka mundur të zbulojë dhe komunikime të ndryshme se si ka filluar që ajo tokë e ndodhur afër Shkollës së Kuqe të zhvillohej, të kishte kontakte edhe me shtetas të tjerë ndërtues.

Në fakt sot objekti është në përfundim, por sërish Ajola ka bërë një lëvizje me kushëririn e saj. Është tërhequr duke hequr dorë dhe duke e kaluar truallin, pronësinë e blerë me lekët e paguara cash nga Valmiri dhe i kalon pronësia këtij të fundit.

Pra, megjithëse do të merrte apartamente do të merrte përqindjen takuese në objektin që ishte ndërtuar ndoshta për shkak të hetimeve të SPAK-ut tërhiqet dhe gjithçka i kalon Valmirit.

“Deklaruesi jep një informacion shumë të rëndësishëm për organin procedues, ndërsa shprehet se ka blerë kundrejt rreth 140.000 euro pjesën takuese të pronësisë të shtetaseve Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa (trashëgimlënës Arben Xoxa) në dy vila dhe truallin mbi to, në një zonë të ndodhur tek “Shkolla e Kuqe Tiranë”.

Sipas deklaruesit, ai do të futej në katin e tretë të njërës prej vilave. Pas blerjes së këtyre pjesëve takuese, deklaruesi shprehet se këto dy ndërtesa janë prishur dhe sipërfaqja e truallit është dhënë për ndërtim një firme ndërtimi, e cila supozohet se ka marrë lejen e ndërtimit pranë Bashkisë Tiranë. Në këtë mënyrë, me shitjen e këtyre pjesëve takuese, shtetaset Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa dalin nga bashkëpronësia e tyre mbi truallin dhe humbasin çdo të drejtë për të përfituar më pas nga ndërtimi i pallatit”, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga CNA.

“Sipas organit procedues në përmbledhje të deklarime më lart, të dhënat e dobishme të cilat lidhen me hetimin konsistojnë në informacion për ndërtimin e një godine, mbi truallin ku dikur ka qenë bashkëpronare shtetësja Ajola Xoxa. Kjo e fundit, së bashku me nënën e saj Valbona Xoxa, aktualisht duket se nuk kanë më pjesë në pallatin që pritet të përfundojë, pasi bashkëpronësinë e tyre mbi truallin ja kanë shitur shtetasit Valmir Xoxa”, theksohet më tej në dosje.

Pra, personit të pastrehë që merr kredi të butë që paguan 140 mijë euro cash për blerje toke në favor që i jepen Ajola Xoxës dhe nënës së saj.

Gjithçka duket të jetë totalisht fiktive.

Para prokurorëve të SPAK-ut, Valmir Xoxa ka deklaruar se këto 140 mijë euro i ka siguruar nga puna e tij në bandën frymore në Bashkinë e Tiranës dhe nga punët e bëra gjatë viteve të fundit.

“Gjithashtu, ky shtetas është i punësuar në bandën frymore të Bashkisë Tiranë, ku paguhet me 20,000 lekë në muaj”, citohet në dosjen hetimore.

Por mjafton një deklarim i tij ku thekson se kur është pyetur se ku i ka mbajtur, ku i ka vendosur këto para gjithë këto vite, ku i ka siguruar, ku i ka fshehur, si kujdesej për to Valmir Xoxa ka thënë se paratë i mbante në dy jastëkë dhe së bashku me bashkëshorten shëtiste me këto dy jastëkë gjatë kohës së tërmetit të vitit 2019.

“I pyetur sa kursime ka pasur në euro dhe sa në lekë, deklaruesi përgjigjet se nuk e mbante mend. Deklaruesi gjithashtu nuk mban mend se kur ka qenë momenti kohor që ka pasur vlerën më të madhe të parave cash në banesë. Megjithatë, sipas deklaruesit, në kohën kur ra tërmeti, në vitin 2019, bashkëshortja e tij ka marrë dy jastëkë të vegjël brenda të cilëve ndodheshin paratë, por edhe materialet përbërëse të jastëkëve dhe kanë dalë me urgjencë nga banesa. I pyetur nëse e dinte sa lekë ndodheshin brenda jastëkëve, deklaruesi shprehet se nuk e dinte pasi nuk e kishte pyetur bashkëshorten”, thotë ai para prokurorëve.

Pra, Valmir Xoxa, anëtar i një bande frymore, kushëri i parë i Ajola Xoxës, blinte makinën e vajzës së xhaxhait me trefishin e çmimit në treg, e shiste pastaj me gjysmë çmimi, nga dheu më pas i mbinin 140 mijë euro për t’ia dhënë Ajolës për të blerë truall, më pas Ajola ia kthente këtij në pronësi dhe tërhiqej ndërkohë që Ajola do të përfitonte apartamente.

Pra, ato 140 mijë euro në përqindje që do të merrte pas zhvillimit të pronës ishin qindra mijëra më shumë, ndoshta miliona në vlerë, pasi nga 140 mijë euro do të merrte disa apartamente si pjesë takuese, por në fund kur gjithçka ishte bërë gati Ajola tërhiqet dhe ia kalon Valmirit.

Pallati ka përfunduar ose është në përfundim dhe prokurorët kanë në dorë gjithçka të zbardhur.

Këto janë një pjesë e vogël e provave të siguruara nga SPAK me paratë që pretendohet se janë mbajtur në jastëkë dhe janë shëtitur gjatë kohës së tërmetit me prona që blihen dhe hiqet dorë duke i vënë në emër të personave të tjerë me mjete që paguhen me para cash dhe nuk dihet burimi i tyre në asnjë rast./ CNA

Previous Post

Falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja, arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

Next Post

“Nuredini do femra dhe palestër, ne rrimë në burg”, Petrit Qoli akuza ndaj Dumanit: Do vdes nga veremi, jam dobësuar 40 kg

Next Post
“Nuredini do femra dhe palestër, ne rrimë në burg”, Petrit Qoli akuza ndaj Dumanit: Do vdes nga veremi, jam dobësuar 40 kg

"Nuredini do femra dhe palestër, ne rrimë në burg", Petrit Qoli akuza ndaj Dumanit: Do vdes nga veremi, jam dobësuar 40 kg

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Ulu, marrëzi,” i tha Allegri Orialit, ndërsa Conte ndërhyri më pas: këto ishin fjalët që u shkëmbyen…

“Ulu, marrëzi,” i tha Allegri Orialit, ndërsa Conte ndërhyri më pas: këto ishin fjalët që u shkëmbyen…

December 19, 2025
Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

December 19, 2025
Dron sulmon pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë humbin jetën, dhjetëra të tjerë lëndohen në Kolumbi.

Dron sulmon pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë humbin jetën, dhjetëra të tjerë lëndohen në Kolumbi.

December 19, 2025
Kim Kardashian përballë kritika intense pas instalimit të 50 pemëve Krishtlindjesh në vilën e saj luksoze, duke tërhequr vëmendjen me komentet e ndjekësve që e konsiderojnë shtëpinë e saj si një morg.

KRYESORE

“Ulu, marrëzi,” i tha Allegri Orialit, ndërsa Conte ndërhyri më pas: këto ishin fjalët që u shkëmbyen…

by timoni.al
December 19, 2025
0

Tensionet mes stafeve të Napoli dhe Milan janë rritur pas një incidenti gjatë ndeshjes së Superkupës së Italisë. Trajneri i...

Read moreDetails
Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

December 19, 2025
Dron sulmon pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë humbin jetën, dhjetëra të tjerë lëndohen në Kolumbi.

Dron sulmon pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë humbin jetën, dhjetëra të tjerë lëndohen në Kolumbi.

December 19, 2025
Kim Kardashian përballë kritika intense pas instalimit të 50 pemëve Krishtlindjesh në vilën e saj luksoze, duke tërhequr vëmendjen me komentet e ndjekësve që e konsiderojnë shtëpinë e saj si një morg.

Kim Kardashian përballë kritika intense pas instalimit të 50 pemëve Krishtlindjesh në vilën e saj luksoze, duke tërhequr vëmendjen me komentet e ndjekësve që e konsiderojnë shtëpinë e saj si një morg.

December 19, 2025
Administrata Trump përmbush premtimin, fillon publikimin e dokumenteve mbi Epstein/ Çfarë zhvillimesh priten në SHBA?

Administrata Trump përmbush premtimin, fillon publikimin e dokumenteve mbi Epstein/ Çfarë zhvillimesh priten në SHBA?

December 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ulu, marrëzi,” i tha Allegri Orialit, ndërsa Conte ndërhyri më pas: këto ishin fjalët që u shkëmbyen…

“Ulu, marrëzi,” i tha Allegri Orialit, ndërsa Conte ndërhyri më pas: këto ishin fjalët që u shkëmbyen…

December 19, 2025
Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

December 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al