Vrau dy turistë, vazhdon burgimi i përjetshëm për Sokol Mjacajn

Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi çështjen e Sokol Mjacaj në seancë plenare, pasi ky i fundit  pretendonte cënim të procesit të rregullt ligjor.

Kujtojmë që Sokol Mjacaj është i dënuar burgim të përjetshëm pasi vrau dy turistët çekë me qëllim për të grabitur në korrik 2015.

Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbetën të vrarë nga sulmi i grabitësit mbrëmjen e 4 korrik të vitit 2015. I riu u kërkonte t’i dorëzonin paratë dhe makinën “Nissan” me targa çeke.

Autori u kap pas negociatave me policinë, ndërkohe që ishte futur në një banesë në Grudë.

“Hyra me forcë në makinën e çekëve. Doja t’u merrja makinën, por ata nuk kuptonin ose bënin sikur nuk kuptonin. Kur djali tentoi të më merrte armën e qëllova. Fillimisht atë e më pas gruan”, ka deklaruar 27-vjeçari pas arrestimit.

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.