Friday, November 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja që tronditi sot Fierin, reagon Rrumbullaku: E dimë kush është autori. Për ekzekutimin e Nikulajt po hetojmë ende

Editor by Editor
December 7, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Vrasja që tronditi sot Fierin, reagon Rrumbullaku: E dimë kush është autori. Për ekzekutimin e Nikulajt po hetojmë ende
0
SHARES
82
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku në deklaratën për operacionin e lojërave të fatit u ndal edhe tek vrasja e ndodhur në Fier pak minuta më parë.

Rrumbullaku u shpreh se autori i vrasjes në Fier është identifikuar. Ndërkohë për vrasjen e pak ditë të Entjon Nikulajt, Rrumbullaku tha se po vijojnë hetimet. 

Njoftimi i policisë Fier

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E.J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

LOJERAT E PALIGJSHME TE FATIT

Ndërsa për aksionin me dhjetëra të arrestuar për lojërat e paligjshme të fatit, kreu i policisë së Shteti, deklaroi:

“Policia e Shtetit, kohët e fundit, ka intensifikuar punën për goditjen e fenomeneve kriminale me impakt të lartë publik.

Në vijim të megaoperacioneve, bazuar në inteligjencën policore dhe në denoncimet e qytetarëve, Policia e Shtetit hartoi një plan të detajuar masash, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si dhe të rasteve të përshtatjes së lokaleve për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Në zbatim të planit operacional për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, në të gjithë vendin, ka vijuar megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Faza e parë u zhvillua nga data 25 nëntor deri më datë 30 nëntor, ndërsa faza e dytë u zhvillua nga data 1 dhjetor deri në mbrëmjen e datës 6 dhjetor.

Gjatë 2 fazave të këtij operacioni, u kontrolluan 1078 lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat dyshohej se organizoheshin lojëra fati, nga të cilat në 253 u konstatuan paligjshmëri në këtë fushë, dhe gjithashtu u kontrolluan 1895 shtetas.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u goditën 181 raste, për të cilat u proceduan penalisht 210 shtetas, nga të cilët: 116 shtetas u arrestuan në flagrancë, 89 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë. Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, janë arrestuar 102 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 68 të tjerë.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan: 4 tavolina për lojen Poker, me valixhe me çipsa dhe me letra bixhozi, 184 celularë, 25 njesi kompjuterike, zara, 174 000 lekë, 20 434 euro dhe 11 360 paund që i shërbenin lojërave të fatit, si dhe sasi cannabisi, municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 automjet.

Në bashkëpunim me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, dhe të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Megaoperacionet dhe operacionet e njëpasnjëshme, të zhvilluara së fundi, nga Policia e Shtetit, si rezultat i të cilave janë sekuestruar qindra armë zjarri, lëndë narkotike (heroinë, kokainë, cannabis dhe droga sintetike) dhe municion luftarak, si dhe janë goditur tentativa për trafikim të drogave dhe armëve dhe raste të kontrabandës së mallrave, përballimi me sukses i sezonit turistik, goditja intensive ndaj kultivimit të cannabis sativës, Paketa për Sigurinë në Shkolla, plani operacional “Filizat”, për kontrolle në kopshte dhe çerdhe, kanë rritur më shumë parametrat e sigurisë në vend dhe kanë përmirësuar imazhin e Policisë, te qytetarët dhe te partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, përzgjedhja e Policisë së Shtetit, në garën me 64 agjenci të tjera policore ndërkombëtare, si partneri më i mirë ndërkombëtar i homologëve britanikë, nderimi me titullin “Ekselenca 2023”, çmimet dhe vlerësimet e tjera të shumta për Policinë e Shtetit, nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë, dëshmojnë rritjen e profesionalizmit, angazhimit dhe përkushtimit të Policisë së Shtetit, por mbi të gjitha, dëshmojnë se Policia e Shtetit është tashmë një partnere e besueshme dhe e barabartë me policitë e vendeve euroatlantike.

Të nderuar qytetarë, së pari, në emër të Policisë së Shtetit, dua t’ju shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe besimin tuaj, gjatë përmbushjes së detyrave tona në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe për goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Njëkohësisht, dua t’ju garantoj se Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar më tej procesin e vetëpastrimit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, me qëllim krijimin e një trupe policore me integritet të lartë moral dhe profesional, e cila do të sjellë rritje të besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit dhe rrjedhimisht rezultate më të mira për parandalimin dhe goditjen e krimit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të forcuar bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në funksion të goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Së fundi, gjej rastin të falënderoj prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për bashkëpunimin e shkëlqyer në luftën ndaj krimit”.

Previous Post

Mbeti i vrarë 41-vjeçari në Fier, policia identifikon autorin e krimit të rëndë. Ngrihen pika kontrolli

Next Post

Vrasja në Fier, fqinjët: Zoti e di nga i erdhi, djalë i mrekullueshëm

Next Post
Vrasja në Fier, fqinjët: Zoti e di nga i erdhi, djalë i mrekullueshëm

Vrasja në Fier, fqinjët: Zoti e di nga i erdhi, djalë i mrekullueshëm

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Djali i Buffon impresionon, por jo me ekipin italian. Shënon tre gola në ndeshjen kualifikuese të Europianit U19.

Djali i Buffon impresionon, por jo me ekipin italian. Shënon tre gola në ndeshjen kualifikuese të Europianit U19.

November 14, 2025
Rama: "Situata është paksa e detyruar", thirrje për punonjësit e bashkisë së Tiranës: Bëni gjithçka që është në mundësitë tuaja.

Rama: “Situata është paksa e detyruar”, thirrje për punonjësit e bashkisë së Tiranës: Bëni gjithçka që është në mundësitë tuaja.

November 14, 2025
SPAK vendos të shpallë të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi.

SPAK vendos të shpallë të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi.

November 14, 2025
Ancelotti: Italia do të kualifikohet për Botërorin, shpresoj për një finale me “Axurrët” dhe Brazilin.

AKTUALITET

Djali i Buffon impresionon, por jo me ekipin italian. Shënon tre gola në ndeshjen kualifikuese të Europianit U19.

by timoni.al
November 14, 2025
0

Louis Buffon, një talent i ri 17-vjeçar, ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e kualifikuesve për Europianin U19,...

Read moreDetails
Rama: "Situata është paksa e detyruar", thirrje për punonjësit e bashkisë së Tiranës: Bëni gjithçka që është në mundësitë tuaja.

Rama: “Situata është paksa e detyruar”, thirrje për punonjësit e bashkisë së Tiranës: Bëni gjithçka që është në mundësitë tuaja.

November 14, 2025
SPAK vendos të shpallë të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi.

SPAK vendos të shpallë të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi.

November 14, 2025
Ancelotti: Italia do të kualifikohet për Botërorin, shpresoj për një finale me “Axurrët” dhe Brazilin.

Ancelotti: Italia do të kualifikohet për Botërorin, shpresoj për një finale me “Axurrët” dhe Brazilin.

November 14, 2025
Ish-ylli i Chelseat humb ndjenjat dhe dërgohet me urgjencë në spital, zbulohet diagnoza e tij dhe aktualisht si është gjendja e tij shëndetësore.

Ish-ylli i Chelseat humb ndjenjat dhe dërgohet me urgjencë në spital, zbulohet diagnoza e tij dhe aktualisht si është gjendja e tij shëndetësore.

November 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Djali i Buffon impresionon, por jo me ekipin italian. Shënon tre gola në ndeshjen kualifikuese të Europianit U19.

Djali i Buffon impresionon, por jo me ekipin italian. Shënon tre gola në ndeshjen kualifikuese të Europianit U19.

November 14, 2025
Rama: "Situata është paksa e detyruar", thirrje për punonjësit e bashkisë së Tiranës: Bëni gjithçka që është në mundësitë tuaja.

Rama: “Situata është paksa e detyruar”, thirrje për punonjësit e bashkisë së Tiranës: Bëni gjithçka që është në mundësitë tuaja.

November 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al