Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës, Itali, ku një shqiptar, Kevin Muharremi, 25 vjeç, ka humbur jetën. Ai po udhëtonte si pasagjer në një automjet me kushëririn e tij dhe një mik, kur autoret e incidentit i kanë sulmuar duke qëlluar me armë nga një makinë paralel.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një konflikt që ka shpërthyer në një klub nate disa orë para aktit të dhunshëm. Kevin Muharremi ka ndërruar jetë në vend, dhe për momentin nuk ka informacione të qarta mbi gjendjen shëndetësore të dy pasagjerëve të tjerë në mjet.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët, të cilët dyshohet se janë dy persona. Autoritetet janë angazhuar në mbledhjen e provave dhe deklaratave për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti të rëndë.















