Sunday, March 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Arben Lleshit, çohet për gjykim Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarë të burgut të Peqinit

Editor by Editor
March 3, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vrasja e Arben Lleshit, çohet për gjykim Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarë të burgut të Peqinit
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ELBASAN – Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim Sokol Mjacajn autor i vrasjes së Arben Lleshit, ngjarje e ndodhur më dhjetor të vitit 2023 në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Gjithashtu për gjykim janë dërguar edhe 12 zyrtarë të asaj kohe të këtij burgu të cilët akuzohen për “shpërdorim të detyrës” dhe për mosrealizimin e detyrës së sigurisë, që mund të kenë kontribuar në mundësimin e kryerjes së krimit brenda burgut të Peqinit.

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi në 15 dhjetor të vitit 2023. Mjaçaj është konfliktuar me dy të dënuarit dhe më pas ka qëlluar me armë. Si pasojë Lleshi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja u raportua asokohe jashtë rrezikut për jetën. Majcaj, i dënuar për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe Renea, që vunë nën kontroll situatën.

Kush ishte Sokol Mjacaj, i braktisur nga familja e tij?  

Familja Mjacaj e kishte braktisur djalin e tyre të madh, pasi Sokol Mjacaj i mori jetën fëmijës 13 vjeç, Agim Leraj. Vrasja e të miturit nga Mjacaj solli tronditjen e parë për familjen e Fran e Tone Mjacajt, që jetonin në fshatin Lotaj të Dukagjinit.  Djali i parë i tyre, ende pa mbushur 15 vjeç, u burgos për vrasje në bashkëpunim, pasi i mori jetën shokut të tij të shkollës për një varëse floriri.

Vetë Sokoli e mohoi gjithmonë faktin se kishte marrë pjesë në krim. Pas daljes nga burgu Sokol Mjacaj nuk gjeti asnjëherë dhe nuk dha mbështetje për familjarët e tij, prindërit, motrën dhe vëllain më të vogël. Atyre iu desh të mësonin se djali i madh ishte arrestuar sërish për vjedhje në 2014, ndonëse emri i ishte përfolur dhe për sulmin me armë ndaj helikopterit të Policisë që patrullonte për drogë mbi Dukagjin.

Gati një vit burg bëri sërish Sokol Mjacaj, duke përfunduar në izolim në qelitë e Kavajës, por as aty nuk u vizitua nga familjarët e tij. Kur Sokol Mjacaj la qelinë e burgut në prill të viti 2015, familja nuk e ka pranuar, ndërsa ai endej sa në një zonë në tjetrën të Dukagjinit, duke kërkuar mënyra sesi të grumbullonte para.

Kjo deri mbrëmjen e 4 korrikut, kur plani i tij për t’u bërë me makinë dështoi, duke lënë dy viktima pas. Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbetën të vrarë nga sulmi i grabitësit që u kërkonte t’i dorëzonin paratë dhe makinën “Nissan” me targa çeke.

Prej asaj mbrëmjeje, Sokol Mjacaj ka lëvizur në disa fshatra, gjithmonë duke zbritur nga Prekali, ku ndodhi krimi, drejt afërsisë me Shkodrën. Streha e fundit ishte fshati Grudë e Re, ku siç mësohet nga burime të Policisë, ai e njihte mirë se disa të afërm të tij jetonin aty. Por edhe ata nuk e kishin afruar të riun, sidomos pasi ai ra në burg për herë të dytë. I riu ra në pranga pas negociatave me policinë.

Vrasja e dy turistëve çek në korrik të 2015

Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbetën të vrarë nga sulmi i grabitësit mbrëmjen e 4 korrik të vitit 2015. I riu u kërkonte t’i dorëzonin paratë dhe makinën “Nissan” me targa çeke. Autori u kap pas negociatave me policinë, ndërkohe që ishte futur në një banesë në Grudë.

“Hyra me forcë në makinën e çekëve. Doja t’u merrja makinën, por ata nuk kuptonin ose bënin sikur nuk kuptonin. Kur djali tentoi të më merrte armën e qëllova. Fillimisht atë e më pas gruan”, ka deklaruar 27-vjeçari pas arrestimit. Ndërsa gjatë seancave gjyqësore i kërkoi mëshirë trupit gjykues: “Unë doja vetëm t’i grabisja, nuk kisha qëllim t’i vrisja. Djalin e vrava pasi donte të më merrte armën, kurse vajzën e kapi plumbi në kohën që makina po rrokullisej.”

Vulosja e burgimit të përjetshëm

Në Dhjetor 2022, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e tij për të përfituar gjykim të shkurtuar. Si gjykata e shkallës së parë Shkodër, ashtu edhe nga Apeli, e kishin hedhur poshtë këtë kërkesë të tij, ndaj në tetorin e 2022, ai çoi çështjen në Kushtetuese me pretendimin se i ishte cënuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.

Sokol Mjacaj pretendonte se kjo është nje e drejtë ligjore e tij dhe duhet të përftonte prej saj. Por Kushtetuesja vendosi të mos e shqyrtonte cështjen ne seancë plenare, duke shuar shpresat e Mjacaj, për të shpëtuar nga burgimi i pëjetshëm.

Gjykata vendosi se cështja nuk mund të zgjidhej me aktet që ndodheshin në dosje, por ishte e nevojshme të shqyrtoheshin provat gjatë një procesi të zakonshëm. Nëse pranohej kërkesa e tij, ai mund të synonte rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, pasi pranimi i gjykimit të shkurtuar, do i mundësonte uljen e një të tretës së dënimit.

Previous Post

I pari në Qarkun e Tiranës/ Surpriza e kandidatit të panjohur nga Kavaja, që mundi “vipat” e PD!

Next Post

VIDEO/ “Zbulo Shqipërinë përtej pritshmërive!” Rama fton turistët të vizitojnë vendin në gjuhë të ndryshme dhe nëpërmjet AI

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
E Diel e qetë me diell, parashikimi i motit për sot

Kushtet atmosferike stabile dhe variacione të vranësirave, parashikimi i motit për këtë të dielë

March 22, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme: IDF paralajmëron se raketat iraniane mund të godisin deri në Romë, Paris dhe…

Tensionet në Lindjen e Mesme: Izraeli paralajmëron se raketat iraniane mund të arrijnë deri në Romë, Paris dhe…

March 22, 2026
MotoGP në Brazil: Marc Marquez triumfon në Garën Sprint, Bezzecchi përjashtohet nga podiumi

MotoGP në Brazil: Marc Marquez triumfon në Garën Sprint, Bezzecchi përjashtohet nga podiumi

March 21, 2026
Automobilizëm: Verstappen triumfon në garën GT3 në Nurburgring, por e humbet fitoren për shkak të skualifikimit

Automobilizëm: Verstappen triumfon në garën GT3 në Nurburgring, por e humbet fitoren për shkak të skualifikimit

March 21, 2026
E Diel e qetë me diell, parashikimi i motit për sot
KRYESORE

Kushtet atmosferike stabile dhe variacione të vranësirave, parashikimi i motit për këtë të dielë

by timoni.al
March 22, 2026
0

Për ditën e diel, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i qetë, me kushte atmosferike të qëndrueshme. Në përgjithësi,...

Read moreDetails
Tensionet në Lindjen e Mesme: IDF paralajmëron se raketat iraniane mund të godisin deri në Romë, Paris dhe…

Tensionet në Lindjen e Mesme: Izraeli paralajmëron se raketat iraniane mund të arrijnë deri në Romë, Paris dhe…

March 22, 2026
MotoGP në Brazil: Marc Marquez triumfon në Garën Sprint, Bezzecchi përjashtohet nga podiumi

MotoGP në Brazil: Marc Marquez triumfon në Garën Sprint, Bezzecchi përjashtohet nga podiumi

March 21, 2026
Automobilizëm: Verstappen triumfon në garën GT3 në Nurburgring, por e humbet fitoren për shkak të skualifikimit

Automobilizëm: Verstappen triumfon në garën GT3 në Nurburgring, por e humbet fitoren për shkak të skualifikimit

March 21, 2026
Portieri shqiptar Muriç e ndalon Juventusin të fitojë ndaj Sassuolos.

Portieri shqiptar Muriç e ndalon Juventusin të fitojë ndaj Sassuolos.

March 21, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

E Diel e qetë me diell, parashikimi i motit për sot

Kushtet atmosferike stabile dhe variacione të vranësirave, parashikimi i motit për këtë të dielë

March 22, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme: IDF paralajmëron se raketat iraniane mund të godisin deri në Romë, Paris dhe…

Tensionet në Lindjen e Mesme: Izraeli paralajmëron se raketat iraniane mund të arrijnë deri në Romë, Paris dhe…

March 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al