Saturday, January 3, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor

Editor by Editor
September 14, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, insistoi që shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia duhet të bëhen pjesë e familjes evropiane, sepse, siç tha ajo, pa këto shtete, “unioni ynë nuk do të jetë i kompletuar”.

Von der Leyen mbajti më 14 shtator fjalimin vjetor në Parlamentin Evropian.

Shefja e KE-së tha se mënyra më e shpejtë për të zgjeruar sundimin e demokracisë, është duke i forcuar lidhjet me shtetet demokratike në kontinentin evropian.

“Kjo fillon me ato shtete që tashmë janë në rrugë drejt unionit tonë. Ne duhet të jemi në anën e tyre në secilin hap të kësaj rruge, sepse rruga drejt demokracisë së fuqishme dhe rruga drejt Bashkimit Evropian është e njëjtë. Prandaj, dua që njerëzit në Ballkanin Perëndimor, në Ukrainë, në Moldavi dhe në Gjeorgji ta dinë: ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja e juaj është në union dhe unioni ynë nuk është i kompletuar pa ju”, tha von der Leyen.

Shefja e Komisionit Evropian përmendi Ballkanin në disa pjesë të fjalimit të saj, kur foli për nevojën që të rishqyrtohet politika e jashtme e BE-së.

“Tash është koha për të investuar në forcën e demokracisë. Kjo punë fillon me grupin bazë të partnerëve që mendojnë si ne, me miqtë tanë në secilin komb demokratik në botë. Ne e shohim botën me të njëjtin sy. Dhe, ne duhet ta mobilizojmë fuqinë tonë kolektive”, tha ajo.

Mbështetje për idenë e Bashkësisë Politike Evropiane

Duke folur për rrugën e anëtarësimit në BE, presidentja e KE-së tha se mbështet idenë për formimin e një bashkësie politike evropiane, duke shtuar se propozimet për këtë temë do të paraqiten gjatë samitit të bllokut evropian.

Samiti i BE-së pritet të zhvillohet në tetor në Pragë, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe liderët e vendeve evropiane që nuk janë në BE, sikurse Britania e Madhe, Norvegjia e të tjera.

Idenë për krijimin e një bashkësie politike evropiane e ka përmendur së pari presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë kryesimit të vendit të tij me Presidencën e BE-së në 6-mujorin e parë të vitit 2022. Idenë e Macronit e ka mbështetur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Von der Leyen tha se krijimi i kësaj bashkësie nuk do të kishte qëllim zëvendësimin e e zgjerimit të BE-së.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Putin “do të dështojë, Ukraina do të triumfojë”

Pjesa më e madhe e fjalimit të von der Leyen iu kushtua pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe pasojave që ka shkaktuar kjo luftë, jo vetëm për Ukrainën, por edhe pjesën tjetër të botës, përfshirë: rritjen e madhe të çmimeve të naftës dhe gazit.

E veshur me rroba me ngjyra të flamurit të Ukrainës, von der Leyen tha se BE-ja tashmë ka zvogëluar dukshëm varësinë energjetike nga Rusia.

Ajo rikujtoi se, vitin e kaluar, BE-ja merrte 40 për qind të gazit nga Rusia, ndërsa sivjet tha se kjo përqindje ka rënë në 9 për qind.

Mysafire e veçantë gjatë fjalimit të Von der Leyen në Parlamentin Evropian ishte bashkëshortja e presidentit të Ukrainës.

Duke folur për sanksionet ndaj Rusisë ajo tha se ato po japin rezultat dhe ato “janë aty për të mbetur”.

“[Presidenti i Rusisë, Vladimir] Putin do të dështojë, Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë”, tha ajo.

Shefja e Komisionit Evropian, po ashtu, ka prezantuar disa masa për të ulur konsumin e energjisë gjatë dimrit, teksa e akuzoi Rusinë se po manipulon me tregun e energjisë, duke djegur gaz dhe duke rritur çmimet e energjisë në tregjet botërore./REL

Previous Post

Zyrtare, Shqipëria luan miqësore me Arabinë Saudite!

Next Post

Ishte në vendngjarje kur u vra Pjerin Xhuvani, lihet në fuqi masa për ish nëndrejtorin e Policisë së Elbasanit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Xhaka ndan historinë e tij, duke përshkruar fëmijërinë në një ambient të varfër dhe të drogës, teksa shprehet për planet e tij të ardhshme si trajner, duke njoftuar gjithashtu marrjen e licencës përkatëse.

January 2, 2026
‘Solomoni e mbështet Netanyahun, por prania e tij në Firencë është e papranueshme’/ Postimi i këshilltarit të Sesto Fiorentino shkakton debata

Leao ngre Milanin drejt fitores, kuqezinjtë kapin përkohësisht vendin e parë në klasifikim.

Hetimi i “The Guardian”: Të dhënat shëndetësore të pasakta nga inteligjenca artificiale e Google po kërcënojnë jetën e njerëzve.

KRYESORE

by timoni.al
January 2, 2026
0

Granit Xhaka, kapiteni shqiptar i kombëtares zvicerane, aktualisht luan në Premier League për Sunderland, skuadër në elitë. Në një intervistë...

Read moreDetails
‘Solomoni e mbështet Netanyahun, por prania e tij në Firencë është e papranueshme’/ Postimi i këshilltarit të Sesto Fiorentino shkakton debata

‘Solomoni e mbështet Netanyahun, por prania e tij në Firencë është e papranueshme’/ Postimi i këshilltarit të Sesto Fiorentino shkakton debata

January 2, 2026
Leao ngre Milanin drejt fitores, kuqezinjtë kapin përkohësisht vendin e parë në klasifikim.

Leao ngre Milanin drejt fitores, kuqezinjtë kapin përkohësisht vendin e parë në klasifikim.

January 2, 2026
Hetimi i “The Guardian”: Të dhënat shëndetësore të pasakta nga inteligjenca artificiale e Google po kërcënojnë jetën e njerëzve.

Hetimi i “The Guardian”: Të dhënat shëndetësore të pasakta nga inteligjenca artificiale e Google po kërcënojnë jetën e njerëzve.

January 2, 2026
Rruga Tropojë–Valbonë hapet për qarkullim, policia bën thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Xhaka ndan historinë e tij, duke përshkruar fëmijërinë në një ambient të varfër dhe të drogës, teksa shprehet për planet e tij të ardhshme si trajner, duke njoftuar gjithashtu marrjen e licencës përkatëse.

Xhaka ndan historinë e tij, duke përshkruar fëmijërinë në një ambient të varfër dhe të drogës, teksa shprehet për planet e tij të ardhshme si trajner, duke njoftuar gjithashtu marrjen e licencës përkatëse.

January 2, 2026
‘Solomoni e mbështet Netanyahun, por prania e tij në Firencë është e papranueshme’/ Postimi i këshilltarit të Sesto Fiorentino shkakton debata

‘Solomoni e mbështet Netanyahun, por prania e tij në Firencë është e papranueshme’/ Postimi i këshilltarit të Sesto Fiorentino shkakton debata

January 2, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al