Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vlora Hyseni e SHISH i jep tenderin me 91 milion lekë Gentjan Prençit të dënuar për korrupsion

Editor by Editor
February 26, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Vlora Hyseni e SHISH i jep tenderin me  91 milion lekë Gentjan Prençit të dënuar për korrupsion
0
SHARES
115
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tenderat korruptiv nuk shpëtojnë as në institucionet e rëndësisë së veçantë siç është Shërbimi Informativ Shtetëror. Vlora Hyseni është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit në prill të vitit të shkuar. Duke qenë se aktiviteti i këtij shërbimi është sekret, nuk mund të dimë se si po punon drejtuesja nga Kosova, por konstatojmë se Thesari i Shtetit po nxjerr më shumë lekë për SHISH.

Ndërkohë, duket se ardhja e Hysenit në krye të SHISH ka sjellë më shumë ushqime dhe zbavitje për stafin e shërbimit. Këtë e vëmë re edhe nga furnizimet. Më datë 21 shkurt 2024, në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike është publikuar kontrata e tenderit me objekt “Blerje artikuj ushqimorë”, e zhvilluar nga SHISH. Gara është zhvilluar në fillim të vitit dhe më datë 30 janar 2024 u shpall fituesi.

Në listën e ushqimeve, përveç frutave, perimeve, erëzave që janë me shumicë, vihet re se punonjësit e SHISH janë furnizuar edhe me birra e çokollata të shkrira. Në listën e ushqimeve janë 800 shishe birrë 0.5 litërshe që do të blejë SHISH për stafin. Të paktën ta merrnin pa alkool!

Më tej shohim se SHISH blen 25 mijë shishe ujë!

Gjithsesi, ne një pyetje kemi për zonjën Hyseni; A lejohet alkooli në orarin dhe vendin e punës? Sepse sikur e shohim, do të blihet një sasi e konsiderueshme alkooli, dhe do të marrë një pjesë të mirë të shpenzimeve, që mund t’u ishin kursyer.

Sakaq, kujtojmë se në miratimin e buxhetit për këtë vit qeveria ka rritur me 10% fondin për Shërbimin Informativ Shtetëror në krahasim me vitin 2023. Megjithatë shefja e SHISH tha se fondi i vënë në dispozicion nuk plotëson nevojat e këtij institucioni, ndërsa 10% do kalojë për rritjen e pagave të zyrtarëve të SHISH. Nëse paratë shkojnë për birra e çokollata, sigurisht që nuk dalin fondet.

Bashkëpunim me biznesmenin e dënuar
Ndërkohë evidentojmë edhe një tjetër fakt që na lë shije të hidhur. Hyseni i blen këto çokollata e birra tek një biznesmen i dënuar për korrupsion. Në dokument duket qartë që fituese e këtij tenderi është firma M.C.CATERING, në pronësi të Gentjan Prençi , e themeluar nga babai i tij Njazi Prençi.

Ky i fundit është një biznesmen ndërtimi e ushqimesh. Ai zhvat Thesarin e Shtetit me tendera që fiton me tre kompani, “Regli shpk” në emrin e tij, “M.C. CATERING” në emër të të birit Gentjan Prençi dhe “Eglenti shpk” në emrin e së bijës Eglantina Prençi.

Njazi Prençi është dënuar për korrupsion me tendera dhe korrupsion të zyrtarëve publikë.
Njazi Prençi është dënuar në vitin 2018 me dy vite burg për vjedhjen e 80 milionë lekëve me një tender me vlerë 200 milionë lekë, me ish kryetarin e Bashkisë së Krujës, Shkëlzen Hoxha. Sipas të dhënave nga Open Data Albania, janë mbi 160 tendera korruptivë, me pazar në tavolinë të marra nga Njazi Prençi, kryesisht nga bashkitë dhe në sektorin e shëndetësisë.

Llogaritë e parave menaxhohen nga bashkëshortja e Njazi Prençit, e cila është kushërirë e Safet Gjicit, ish-kryetar i Bashkisë Kukës. Tenderët kanë si objekt ndërtimin dhe rikostruksionin e objekteve publike deri tek furnizim me mish, ushqime të ndryshme dhe fruta-perime.

Tenderat janë marrë me letra false, pasi tre kompanitë paraqesin numër punëtorësh dhe kapacitete teknike të rreme, pasi i njëjti punëtor rezulton në të tre kompanitë familjare.
Skandali është konstatuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, por pushtetarët e korruptuar vijojnë të kalojnë paratë publike në llogaritë e Prençit. Skandali më i rëndë është se Prençi, pasi merr tenderin, mashtron me zbatimin e kontratave, siç ishte rasti i punimeve që nuk ekzistonin në një përrua në Krujë, por edhe shkolla në Thumanë, e cila u shemb sapo Prençi futi në xhep 600 milionë lekë.

Na zhgënjeu Vlora Hyseni e SHISH-it, sepse drejton një institucion që di gjithçka dhe nuk mund t’i shpëtonin këto të fakte të errëta mbi furnitorin e birrave dhe çokollatave!

Previous Post

Konferenca e Mynihut/ Borrell flet për takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiç: Bisedimet ishin të pasuksesshme!

Next Post

VIDEO/ Kapet “tmerri” i qytetarëve në Tiranë, vidhte portofola dhe celularë

Next Post
VIDEO/ Kapet “tmerri” i qytetarëve në Tiranë, vidhte portofola dhe celularë

VIDEO/ Kapet “tmerri” i qytetarëve në Tiranë, vidhte portofola dhe celularë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

AKTUALITET

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

by timoni.al
December 14, 2025
0

Dhe në prag të ndeshjes me Sassuolon, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, diskutoi për disa çështje të rëndësishme rreth...

Read moreDetails
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

December 14, 2025
Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë disa muaj më parë, pritet të mirëpritet me ovacione të mëdha në San Siro.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë disa muaj më parë, pritet të mirëpritet me ovacione të mëdha në San Siro.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al