Friday, June 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vjedhjet nuk kanë fund/ Alfred Peza i fal privatit 27 hektar tokë pronë të RTSH

Editor by Editor
December 30, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media
0
Vjedhjet nuk kanë fund/ Alfred Peza i fal privatit 27 hektar tokë pronë të RTSH
0
SHARES
5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Alfred Peza ndërtoi në RTSH një administratë, të karakterizuar nga korrupsioni dhe paaftësia. Alfred Peza solli në krye të drejtorive, departamentëve dhe të sektorëve të RTSH njerëz pa karakter, pa njohuri dhe pa ndershmërinë më të zakonshme.

Alfred Peza urrehet nga sot punonjësit e thjeshtë të RTSH, sepse ai është i pangopur, egoist, zemërgur dhe i pandershëm, sepse ai urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kjo kulturë, apo ndonjë aftësi në çfarëdo fushe, ose vetëm e vetëm pse janë të ndershëm. Ai nuk i vlerëson gjërat kryesore, por u jep rëndësi disa punëve boshe. Ai mundi ta ulë RTSH deri në nivelin e një televizioni pa vlerë.

Lexuesit, me plot të drejtë do të mendojnë, që këto i dimë, nuk ka asgjë të re. Por, të nderuar lexues, fatkeqësisht ka! Timoni ka mundur të zbulojë një allishverish të Alfred Pezës me pronat e paluajtshme të RTSH, të cilën po e publikojmë sot dhe SPAK duhet ta lexojë me shumë vëmendje.

Të nderuar lexues, fillimisht duhet t’ju themi se Timoni.al nuk e ka betejën thjesht me Alfred Pezën, i njohur tashmë për të gjithë si një njëri pa qytetari, pa fuqi mendore, pa karakter, pa idealizmë, tinëzar, gënjeshtar, matrapaz dhe i lig. Do të ishte shumë për të, nëse do të ishte vërtetë kështu. Por jo, është krejt e kundërta. Beteja me Alfred Pezën, është beteja me përfaqësuesin më dinjtoz të rracës së urryer të nëpunësve të korruptuar dhe të paaftë, që fatkeqësisht sot i gjen me shumicë kudo nëpër administratën e institucioneve publike apo shtetërore në Shqipëri.

Ligji nr. 58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, i miratuar në datën 14.07.2022 dhe i shpallur me dekretin nr. 13841, datë 3.8.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcaktoi rregullat për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore.

VKM nr. 417, datë 07.07.2023 “Për përdorimin e pasurive të paluajtshme shtetërore në parqet teknologjike dhe shkencore dhe miratimin e modelit të kontratës së qirasë”, pika 2 e tij, përcaktoi se: “Institucioni përgjegjës, kryesisht ose me kërkesë të shprehur të zhvilluesit, fillon procedurat e miratimit të një parku teknologjik, duke marrë informacion paraprak pranë organeve të qeverisjes qendrore dhe vendore, apo institucioneve të pavarura të cilat administrojnë pronat e paluajtshme shtetërore. Me marrjen e miratimit/ konfirmimit se pasuria nuk përdoret për nevojat e institucionit përkatës, institucioni përgjegjës procedon me ndryshimin e pronësisë/ administrimit të pronës me qëllim përdorimin e saj për park teknologjik.”.

Gjatë muajit Gusht 2023, në RTSH vjen një shkresë nga ministria përgjegjëse për ekonominë, si institucioni përgjegjës në bazë të Ligjit nr. 58/2022, përmes së cilës kërkohej që RTSH të fillonte me procedurën e ndryshimit të pronësisë së pronës së RTSH, që përfshinte zonën e stacionit të Fllakës (Durrës), me një sipërfaqe prej disa dhjetëra hektarësh.

Kjo pronë, si një pasuri e paluajtshme e RTSH, është regjistruar si pronë e paluajtshme publike dhe administrohet nga RTSH për përmbushjen e qëllimit të përcaktuar në Ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Duhet të mësoni të nderuar lexues se Alfred Peza, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, sipas nenit 105 të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, shkronja a), duhet të drejtojë veprimtarinë e RTSH, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe të statutit të RTSH, si dhe sipas shkronjës dh) të këtij neni, duhet të përfaqësojë zyrtarisht RTSH në marrëdhënie me të tretët.

Mirëpo, Alfred Peza, në kundërshtim me sa më sipër, përmes një shkrese zyrtare ia përcolli Këshillit Drejtues të RTSH kërkesën e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, duke i kërkuar Këshillit Drejtues që të jepte miratimin/konfirmimit për ndryshimin e pronësisë së pronës së RTSH, ndërkohë që Këshilli Drejtues i RTSH nuk ka asnjë kompetencë për të dhënë një miratim/konfirmim të tillë, bazuar në Ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Statutin e RTSH.

Alfred Peza ka vepruar në tejkalim dhe në shkelje të kompetencës që i jep atij Ligji nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Statuti i RTSH, sepse në asnjë nen të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe të Statutit të RTSH nuk parashikohet delegimi i kësaj kompetence te Këshilli Drejtues i RTSH, duke shkelur rëndë parimin e ligjshmërisë. Gjithashtu, Alfred Peza ka vepruar në kundështim të plotë me nenin 25 të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, i cili ndalon organet administrative që të heqin dorë nga kompetencat e parashikuara në ligj.

Sipas këtij Kodi, çdo veprim administrativ, që ka për qëllim heqjen dorë të organit publik nga e drejta për të ushtruar kompetencat ligjore. Pra kërkesa e Alfred Pezës drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH është një kërkesë e pavlefshme, pasi është heqje dore nga kompetenca që i ka dhënë Ligji nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe si rrjedhim, çdo akt në vijim të kësaj shkrese, është i pavlefshëm.

Alfred Peza rriti në kulm presionin mbi anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, në mënyrë që Këshilli Drejtues i RTSH të jepte pa humbur kohë miratimin/konfirmimin për kërkesën e ministrisë përgjegjëse për ekonominë. Mbi dy muaj vazhdoi ky presion ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH dhe në të gjitha mbledhjet e zhvilluara nga Këshilli Drejtues i RTSH, gjatë kësaj periudhe kohore, kjo kërkesë e Alfred Pezës nuk u miratua.

Numri i anëtarëve kundër, ishte më i madh se numri i anëtarëve pro. Më kot kërkuan prej Alfred Pezës disa anëtarë të guximshëm të Këshillit Drejtues, të shqetësuar për këtë procedurë, për shqyrtimin e akteve të tilla, që Alfred Peza të paraqiste një studim, që të kishte konfirmimin se pasuria nuk përdoret për nevojat e RTSH, por Alfred Peza nuk iu paraqiti asnjë studim të tillë, duke shkelur procedurën e përcaktuar nga VKM nr. 417, datë 07.07.2023.

Asistentja e Këshillit Drejtues (e vendosur nga Alfred Peza në këtë detyrë), e cila është e detyruar që të japë ndihmë juridike për anëtarët e Këshillit Drejtues gjatë mbledhjeve që zhvillon ky këshill, nuk e përmbushi asnjëherë detyrën e saj. Ajo nuk ofroi asnjë ndihmë apo zgjidhje juridike për të gjitha problemet e medha procedurale të mbledhjeve të Këshillit Drejtues, duke e lënë gjithçka në dorë të kaosit dhe të rrëmujës.

Burimet nga brenda RTSH, na kanë informuar se miratimi/konfimimi i dhënë nga Këshilli Drejtues është shoqëruar me shkelje të rënda procedurale, qoftë të zhvillimit të mbledhjes, qoftë dhe të procesit të votimit dhe të vlerësimit të votave.

Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH kanë shpehur votë kundër, por nuk dihet se si është vlerësuar kjo votë. Besohet se procesi i votimit është manipuluar dhe rezultati përfundimtar është deformuar.

Çdo lloj vendimi i marrë në kushte të tilla është i pavlefshëm dhe nuk prodhon asnjë pasojë juridike. Një vendim i tillë i Këshillit Drejtues nuk është publikuar në faqen elektronike të RTSH në rubrikën “Vendimet e Këshillit Drejtues”, ndonëse është detyrë e Alfred Pezës që të publikojë vendimet e Këshillit Drejtues të RTSH.

Pra të nderuar lexues, Alfred Peza vetëm në këtë rast shkeli Ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e RTSH, Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, VKM nr. 417, datë 07.07.2023. Cili është interesi i Alfred Pezës ? Ju informojmë se kjo pronë do të jepet me qira përmes kontratës së qirasë 1 euro të pasurisë shtetërore për një periudhë kohore mbi 20 vjeçare.

Por ju kujtojmë, gjithashtu, se procedura të ngjashme u ndërmorën me prona të tilla dhe të gjitha kanë përfunduar në organet e prokurorisë dhe të gjykatave, me pasoja për të gjithë pjesëmarrësit. Misioni jonë do të vazhdojë me denoncimin e korrupsionit galopant që ka kapluar RTSH për shkak të Alfred Pezës.

Prona e RTSH në fshatin Fllakë që Alfred Peza ia dha privatit në shkelje të plotë të ligjit!

Previous Post

Serie A/ Ndalet Interi, Fiorentina sheh Championsin, vazhdon “makthi” për Napolin

Next Post

“Futja, oferta nuk ka rëndësi”! Dalin në “shesh” përgjimet e Ilir Beqajt: Ky mor burrë…

Next Post
“Futja, oferta nuk ka rëndësi”! Dalin në “shesh” përgjimet e Ilir Beqajt: Ky mor burrë…

“Futja, oferta nuk ka rëndësi”! Dalin në “shesh” përgjimet e Ilir Beqajt: Ky mor burrë…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
43 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, mes tyre 26 pjestarë të organizatave humanitare

43 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, mes tyre 26 pjestarë të organizatave humanitare

June 20, 2025
Hakerët sulmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Hakerët sulmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

June 20, 2025
EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 46-vjeçari shqiptar 

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 46-vjeçari shqiptar 

June 20, 2025
Gjetjet e reja të SPAK, reagon Ilir Meta: Nuk mbaj përgjegjësi as për Monikën dhe as për kushërinjtë

AKTUALITET

43 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, mes tyre 26 pjestarë të organizatave humanitare

by Editor
June 20, 2025
0

Të gjithë 43 persona kanë humbur jetën e premtuar në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve të forcave izraelite,...

Read moreDetails
Hakerët sulmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Hakerët sulmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

June 20, 2025
EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 46-vjeçari shqiptar 

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 46-vjeçari shqiptar 

June 20, 2025
Gjetjet e reja të SPAK, reagon Ilir Meta: Nuk mbaj përgjegjësi as për Monikën dhe as për kushërinjtë

Gjetjet e reja të SPAK, reagon Ilir Meta: Nuk mbaj përgjegjësi as për Monikën dhe as për kushërinjtë

June 20, 2025
Shiste karburant të kontrabanduar, arrestohet 47-vjeçari në Paskuqan, i bllokohet dhe biznesi

Shiste karburant të kontrabanduar, arrestohet 47-vjeçari në Paskuqan, i bllokohet dhe biznesi

June 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

43 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, mes tyre 26 pjestarë të organizatave humanitare

43 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, mes tyre 26 pjestarë të organizatave humanitare

June 20, 2025
Hakerët sulmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Hakerët sulmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

June 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al