Saturday, March 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

Editor by Editor
May 21, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, Antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK, goditi një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës me bazë në Durrës, teksa në total u lëshuan 51 masa sigurie, ku janë ekzekutuar 40 pprej tyre.

Por, “Portside” nuk është i vetmi biznes që zotëron Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës” dhe i konsideruar dhe si një prej krerëve të organizatës kriminale.

Ai gjithashtu është dhe pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, të cilën e zotëron 100% dhe si objekt të veprimtarisë ka:

“Studim, projektim, zbatim te punimeve dheu dhe murature,betoni,betonarmeje,marrja persiper e sipermarrjeve per kryerjen e puneve ndertuese e rrugore,detare ,hidraulike,elektrike te çdo lloji,sistemim agrar dhe pyjor gjelberim publik dhe arredime perkatese publike dhe restaurim e mirmbajtje te tyre per llogari te vet ose te trete.Sherbime punesimi ne fusha te ndryshme, Krpentier, hekuthyes, murator, suvatues hidraulik, elektricist, brigada specialistesh dhe punonjesish pa profesion etj. Shit-blerje te mallrave te ndryshme industriale. Import-eksport i tyre. Tregtim brenda dhe jashte vendit te te gjitha llojeve te ushqimeve per kafshet, importimi dhe eksportimi i artikujve te ndryshem dhe i materialeve qe kane te bejne me kete veprimtari. Kryerja e cdo lloj veprimtarie tjeter ekonomike, tregtare.”

“Eldemar Construction”

Një vit më parë, kompania “Eldemar Construction” e Elvis Doçit ka marrë leje për ndërtimin e një hoteli 10 kate me papafingo dhe me 3 kate shërbimi nën tokë në qytetin e Durrësit. Leja i është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Edi Rama, në mbledhjen e datës 2 Prill 2024.

Ky është një rast i pastër se si paratë e krimit të organizuar pastrohen në ndërtim me “bekimin” e Qeverisë me leje për kulla, hotele dhe resorte.

Elvis Doçi, është një personazh i njohur i botës së krimit dhe i dënuar për trafik droge, teksa njl vit më parë, gjatë një aksioni të SPAK, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 3 milionë euro cash të futura në fuçi.

Dyshohet se në krye të grupit kriminal qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, teksa vitet e fundit drejtimin e organizatës ia kishte lënë nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur ndryshe dhe si “Visi i Pojës”, i cili ka mundur t’i shpëtojë arrestimit.

Hetuesit bënë me dije se kanë dokumentuar 30 episode të trafikut të drogës në Itali dhe 10 raste të tjera në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës, teksa dosja bazohet në komunikimet në “Sky Ecc”, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë.

Po ashtu, janë dokumentuar edhe 30 transaksione të dërgimit të parave nga Italia drejt Shqipërisë me vlerë rreth 5 milionë euro, teksa pasuritë dhe vlerat cash të sekuestruara u tha se kapin vlerën e rreth 7 milionë eurove. SPAK tha se janë sekuestruar 3 restorante dhe një bar-kafe në Durrës, gjashtë shoqëri dhe një stacion televiziv privat në Vlorë.

Nën sekuestro është vendosur dhe shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, “Dubai Im” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Previous Post

Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”

Next Post

Xhevdet Troplini, ‘kapo’ i trafikut të kokainës – Banda e ‘Troplinëve’ u akuzua nga Berisha se bleu vota për PS

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalëzit, Gjykata e Lartë hedh poshtë rekursin e vëllait të Aleksandër Lahos.

Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalëzit, Gjykata e Lartë hedh poshtë rekursin e vëllait të Aleksandër Lahos.

March 21, 2026
Krim pasional në Itali, vritet një shqiptar 30-vjeçar me armë zjarri, ndalohet autori i njëjtë kombësie.

Krim pasional në Itali, vritet një shqiptar 30-vjeçar me armë zjarri, ndalohet autori i njëjtë kombësie.

March 21, 2026
Bashkia e Tiranës largon tavolinat dhe karriget e vendosura në mënyrë të paligjshme në ish-Bllok, nënkryetari shpall: Hapësira publike kthehet në përdorim për qytetarët.

Bashkia e Tiranës largon tavolinat dhe karriget e vendosura në mënyrë të paligjshme në ish-Bllok, nënkryetari shpall: Hapësira publike kthehet në përdorim për qytetarët.

March 21, 2026
Gjermania thjeshton procedurat për eksportin e armëve drejt Gjirit Persik dhe Ukrainës

LAJME

Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalëzit, Gjykata e Lartë hedh poshtë rekursin e vëllait të Aleksandër Lahos.

by timoni.al
March 21, 2026
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsim pronash në...

Read moreDetails
Krim pasional në Itali, vritet një shqiptar 30-vjeçar me armë zjarri, ndalohet autori i njëjtë kombësie.

Krim pasional në Itali, vritet një shqiptar 30-vjeçar me armë zjarri, ndalohet autori i njëjtë kombësie.

March 21, 2026
Bashkia e Tiranës largon tavolinat dhe karriget e vendosura në mënyrë të paligjshme në ish-Bllok, nënkryetari shpall: Hapësira publike kthehet në përdorim për qytetarët.

Bashkia e Tiranës largon tavolinat dhe karriget e vendosura në mënyrë të paligjshme në ish-Bllok, nënkryetari shpall: Hapësira publike kthehet në përdorim për qytetarët.

March 21, 2026
Gjermania thjeshton procedurat për eksportin e armëve drejt Gjirit Persik dhe Ukrainës

Gjermania thjeshton procedurat për eksportin e armëve drejt Gjirit Persik dhe Ukrainës

March 21, 2026
Administrata Trump përgatit strategji për sekuestrimin e materialeve bërthamore në Iran

Administrata Trump përgatit strategji për sekuestrimin e materialeve bërthamore në Iran

March 21, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalëzit, Gjykata e Lartë hedh poshtë rekursin e vëllait të Aleksandër Lahos.

Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalëzit, Gjykata e Lartë hedh poshtë rekursin e vëllait të Aleksandër Lahos.

March 21, 2026
Krim pasional në Itali, vritet një shqiptar 30-vjeçar me armë zjarri, ndalohet autori i njëjtë kombësie.

Krim pasional në Itali, vritet një shqiptar 30-vjeçar me armë zjarri, ndalohet autori i njëjtë kombësie.

March 21, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al