Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhvilluar një program inspektimi në Shkodër, duke theksuar rëndësinë e mbikëqyrjes dhe këshillimit të inspektorëve rajonalë. Nën drejtimin e Inspektorit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, dhe Drejtoreshës së Përgjithshme, Blerina Gjylameti, procesi u fokusua në forcimin e kontrolleve dhe unifikimin e praktikave për sigurinë ushqimore.
Sula theksoi se AKU do të zbatojë një standard të vetëm të inspektimit, të përputhur me kërkesat e Bashkimit Evropian, duke deklaruar se nuk do të ketë tolerancë për devijime nga procedurat. Çdo kontroll do të dokumentohet dhe do të ketë masa për ata që nuk përmbushin kërkesat ligjore.
Gjatë inspektimeve në sektorin e përpunimit të qumështit, u vlerësuan kushtet higjieno-sanitare, gjurmueshmëria e lëndëve të para, si dhe praktikat e ruajtjes dhe trajtimit të produkteve. Inspektorët u udhëzuan për të standardizuar proceset e punës dhe për të raportuar gjetjet në mënyrë uniforme, që do të rrisë transparencën e kontrolleve.
Në një stabiliment të pulave, fokusi ishte në kategorizimin e vezëve dhe respektimin e standarteve për trajtimin e tyre. Inspektorët dhanë këshilla për përmirësimin e kushteve, theksuar higjienën dhe organizimin e mjeteve dhe proceseve, me qëllim rritjen e standartit të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Gjylameti shprehu angazhimin për harmonizimin me standardet e BE-së si një detyrim praktik dhe nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së sigurisë ushqimore. Ajo deklaroi se do të kërkohet përputhshmëri e plotë, me mbështetje për trupën inspektuese përmes udhëzimeve të qarta dhe masa të forta ndaj shkelësve.
Ky program ka si synim forcimin e koordinimit dhe sigurimin e zbatimit të njëtrajtshëm të procedurave për të rritur efikasitetin e kontrolleve në zinxhirin ushqimor.















