MORINË– Qindra shqiptarë nga Kosova po udhëtojnë drejt Tiranës për t’u bashkuar me protestën e paralajmëruar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila do të zhvillohet përpara institucioneve shtetërore në kryeqytet. Protesta ka në qendër kërkesën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë prej pesë vitesh, në pritje të një procesi gjyqësor që veteranët e cilësojnë “të padrejtë dhe të zvarritur”.
Sipas pamjeve, shihen dhjetëra autobusë me protestues janë nisur nga kufiri i Morinës në drejtim të Tiranës, duke udhëtuar nën ritmet e këngëve patriotike dhe me flamuj kombëtarë në duar.















