VIDEO/ Vedat Muriqi i papërmbajtshëm me golin e katërt radhazi në La Liga, i shënon edhe Atletico Madridit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur edhe golin e radhës në La Liga me Mallorcan, duke i shënuar Atletico Madridit në ndeshjen e javës së 14-të.

Mallorca ka gjetur shpejt golin e parë në përballjen e tyre në shtëpi ndaj Atleticos.

Është përsëri sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, i cili ka shënuar për Mallorcan.

Muriqi ka gjetur golin e epërsisë 1-0 në minutën e 16-të të ndeshjes falë asistimit të Jaume Costa.

Ky ishte goli i katërt radhazi i Muriqit në La Liga dhe i teti deri tani këtë sezon.

 

 

Reklama

 

 

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.