KAZAKISTAN- Një aeroplan me 67 persona në bord u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan. Avioni Embraer E190AR operohej nga linja ajrore azere ‘Azerbaijan Airlines’. Ai po fluturonte nga Baku për në Grozni në rajonin e Çeçenisë të Rusisë, por u desh të devijonte për shkak të mjegullës.
Sipas informacioneve fillestare nga ‘Azerbaijan Airlines’, avioni Embraer 190 u përplas me një tufë zogjsh. Gjithashtu sipas autoriteteve lokale, në bord ndodheshin gjithsej 67 persona, 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit ndërkohë 28 persona i mbijetuan aksidentit.