Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Video-regjistrimi, Nazmi Liçi: Djegien e “Golf-7” e bëra për 1 mln lekë, më pagoi Ambri i “Universit”

Editor by Editor
April 20, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Video-regjistrimi, Nazmi Liçi: Djegien e “Golf-7” e bëra për 1 mln lekë, më pagoi Ambri i “Universit”
0
SHARES
108
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Djegia e një automjeti tip “Golf 7” në 15 mars 2023, në pronësi të Jorgo Zhidros në Elbasan, është zbuluar përmes një video regjistrim që pronari i makinës i ka bërë personit të dyshuar, Nazmi Liçi.

Në një video prej 1 minutë e 12 sekonda të regjistruar me telefon, Nazmi Liçi, që në Elbasan njihet si përdorues droge, ka treguar përpara ish-shokut të tij, Jorgo Zhidro, se makinën ja kishte djegur ai me urdhër dhe financim të Ambri Sinakolit.

Për këtë ngjarje, policia kriminale e Elbasanit ka arrestuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, Ambri Sinakolin, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 60 ditor.

Në pranga ra dhe vetë pronari i makinës të djegur, Jorgo Zhidro, për të cilin gjykata vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.

Si autor të zjarrvënies ndaj makinës “Golf 7” dhe një furgoni, policia arrestoi Nazmi Liçin, ndaj të cilit gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas Nazmi Liçit, ka qenë Ambri i “Universit”, që e ka urdhëruar dhe paguar me 1 milion lekë të vjetra, për të djegur makinën tip “Golf 7”.

“…unë dhe Ambri jemi takuar në ambientet e “Universit” dhe aty kemi dakordësuar planin për djegien e makinës, kundrejt shumës prej 1 milion lekë të vjetra…”-ka pohuar në video-regjistrim Nazmi Liçi.

Gjatë kohës së deklarimit të këtyre të dhënave, Nazmi Liçi, ishte bllokuar brenda në makinën e tij, nga Jorgo Zhidro, i cili e kishte qëlluar disa herë me grushta.

Jorgo Zhidro, në dëshminë e dhënë në polici ka rëfyer se me Nazmi Liçin, kanë qenë shokë por që prej 2 vitesh nuk shoqërohen me njëri-tjetrin. Zhidro, ka shpjeguar se me Ambri Sinakolin, nuk ka pasur konflikt por ka vënë re nga ana e Ambrit, një farë inati të vjetër, ku sipas tij herë pas here, Sinakoli i bën manovra me makinë kur shihen.

Ndërkohë dyshimet e Jorgo Zhidron, se makinën e kishte djegur pikërisht Nazmi Liçi, vinin për faktin se ai ishte identifikuar përmes veshjes.

“…unë pashë kamerat e sigurisë të shtëpisë, ku dallova një person, i veshur me tuta dhe bluzë të bardhë (kostum sportiv) dhe një jelek ngjyrë të errët, me kapele sportive, ngjyrë të bardhë, i cili dukej qartë të bënte levizje, ku mbante në dorë një bidon plastik rreth 1.5 litra, me të cilin s’përkiste me një lëng makinën Golf dhe fugonin. Nga këqyrja e pamjeve filmike, dyshova se personi, i cili kishte djegur makinat ishte Nazmi Liçi, të cilin e kam patur komshi te lagja disa kohë më parë, por që tani është larguar nga aty. Gjithashtu, dua të sqaroj se Nazmi Liçin e kam parë më të njëjtat rroba edhe dy-tre ditë para, ku ka lëvizur përpara shtëpisë time. Pasi pamë pamjet filmike, menduam me djalin dhe pjesëtarët e tjerë të familjes që do takojmë Nazmiun, së bashku me prindërit e tij, për të s’qaruar nëse ishte Nazmiu apo jo dhe arsyen pse e kishte bërë këtë gjë…” – ka treguar në polici babai i Jorgo Zhidros, shtetasi Ardjan Zhidro.

Ky i fundit shton se pasditen e 15 Marsit 2023, teksa lëvizte me djalin e tij në makinë, Nazmi Liçi, i ka parakaluar me një “Audi A6”.

Ai është vënë nga pas duke e ndjekur, por në momentin që Liçi, ka hyrë në ambientet e Bar-Kafe-Lavazh “Universi”, nuk e ka ndjekur më.

Në pyetje rreth kësaj ngjarje është marrë dhe Nazmi Liçi, i cili jep një deklaratë krejt ndryshe nga ajo që ka folur në video-përgjimin prej 1 minuta e 12 sekonda.

Në dëshminë e tij, Nazmi Liçi, shprehet se një grup prej disa personave, mes të cilëve Jorgo Zhidro dhe Usama Gashi, e kanë mbajtur peng në ambientet e resort “Panorama”, duke e dhunuar për disa orë.

“…në datën 15 Mars, rreth orës 11:00 teksa kam qenë i vetëm në afërsi të lagjes “Vullnetari”, me mjetin të cilin e kam marë me qëra, tip “AUDI”. Përpara meje, qëndroi një makinë tip “Audi” i Zi me xhama të zinj. Nga ky mjet zbriti Ardjan Zhidro, i cili u afrua drejt makinës time dhe i tha që donte të pinte një kafe me të. Unë duke qenë se e njoh Ardjanin, pranova. Ardjani më tha se do iknin te lokali i tij “Panorama”. Ardjani, u ul përpara si pasagjer në “Audin” e Nazmiut, kurse “Audi i zi” i shoqëroi. Kur kemi zbritur të “Panorama”, kanë shkuar tek pjesa ku pihet Shisha. Pas tij kanë ardhur edhe shumë persona të tjerë, gati 6-7 persona, ku ndër këta kam njohur djalin e Ardjanit që quhet Jorgo Zhidro dhe Usama Gashin. Këta persona që erdhën filluan të godisnin me grushta, shkopa bejsbolli dhe sende të tjera. Më kanë goditur në fytyrë dhe në trup. Gjithashtu më kanë thyer edhe celularin që kisha me vete. Pasi më rrahën për afro 2-3 orë, Jorgo Zhidro, më ka çuar në qytet me mjetin “Audi” të Nazmiut dhe personat e tjerë që ishin aty nuk i pa se ku shkuan…” – ka dëshmuar Nazmi Liçi.

Ky i fundit ka shtuar se me personat në fjalë nuk ka ndonjë konflikt, por ata e akuzojnë se ai i ka djegur makinën e tyre. Por sipas tij, kjo gjë nuk është e vërtetë.

Për zbardhjen e kësaj çështje policia kriminale e Elbasanit, ka ushtruar kontroll në disa banesa, përfshirë këtu dhe në lavazhin që është në pronësi të Fejzulla Çapjas./OraNews

Previous Post

FOTO- E rrallë/ Përshkon shtatë male, tuneli po mahnit vizitorët

Next Post

“Ruju pak…hapu…”/ Zbulohen fjalët e autorit për rojen para se të ekzekutonte Ardian Nikulajn

Next Post
“Ruju pak…hapu…”/ Zbulohen fjalët e autorit për rojen para se të ekzekutonte Ardian Nikulajn

“Ruju pak…hapu…”/ Zbulohen fjalët e autorit për rojen para se të ekzekutonte Ardian Nikulajn

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës
AKTUALITET

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

by Editor
June 8, 2025
0

Barcelona synon të realizojë disa shitje gjatë kësaj vere për të krijuar hapësirë financiare për afrime të reja, dhe një...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al