Punimet në rrugën e re Berat-Ballabat po vijojnë me ritme të shpejta.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet e rrugës për të cilën shkruan se do të çojë përpara një investim infrastrukturor me potencial të madh ekonomik e turistik për Gjirokastrën dhe Beratin.
“Mirëmëngjes, dhe me pamjet e rrugës së re Berat-Ballaban ku puna po vazhdon çdo ditë për të çuar përpara një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për bashkitë e qarqeve Gjirokastër dhe Berat, ju uroj një të diel të mbarë”- shkruan Rama.
Deri më tani, kanë përfunduar rreth 35% e punimeve për rrugën që do të lidhë bashkitë e qarqeve të jugut të vendit.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F368722142542542%2F&show_text=false&width=560&t=0















