Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Pogradec në afërsi të fshatit Piskupat. Një kamion ka dalë nga rruga pasi drejtuesi humbi kontrollin e mjetit. Gazetari Roland Beqiraj raporton se shoferi ka marrë lëndime ndërsa për unformat blu ai ka thënë se e humbi kontrollin e mjetit pa e kuptuar.
Ndërkaq, dyshimet janë se ka pasur vaj në rrugë. Ndërkohë, si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve për më shumë se 15 minuta.