Duket se ardhja e teknikut, Daniele De Rossi, në radhët e “Verdhekuqve”, të Roma-s ka ndryshuar me të vërtetë shumë gjëra te këta të fundit, teksa po tregojnë një formë të jashtëzakonshme, pasditen e kësaj të shtune ndaj “Zikaltërve” të Inter.
Pas golit të barazimit, vendasit “Verdhekuqë” kanë arritur të gjejë avantazhin, teksa këtë herë ishte Stephan El Shaarawy, i cili dërgon topin në rrjetën “Zikaltër”, me një goditje me shumë fat. Rezultati shkon në 2 me 1.