Një zjarr ka rënë gjatë natës në katin e 9-të të një pallati shumëkatësh në lagjen “Apollonia” në qytetin e Fierit.
Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, nderkohe që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.
Flakët janë pikasur nga fqinjët e të moshuarit për shkak të tymit që u shpërnda me shpejtësi. Kanë qenë ata që ndërhynë të paret dhe shpëtuan të moshuarin. Nderkohe, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
I moshuari, i cili jeton i vetëm në banesë, u shoqërua me ambulance për kontroll mjekësor. Si pasojë e zjarrit u sheëuan dëme te vogla materiale.