Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim fundjavën e kaloi në qytetin e Shkodrës, larg politikës dhe zhumës së kryeqytetit.
Ambasadorja është parë në restorantin “Tradita” në Shkodër, në një ambient me shumë qytetarët të tjerë, teksa shijon edhe muzikën “live”.
Shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri shihet në tavolinë e buzëqeshur me mikeshat e saj, ndërsa në sfond dëgjohet tingujt e muzikës “ E dehur jam”. Restoranti shihet në atmosferë festive, ndërsa Kim shfaqet duke trokitur duart.
Kujtojmë që Kim ka vizituar qytete të ndryshme të Shqipërisë, e teksa vizitat kanë qenë më të shpeshta në Shkodër, vend të cilin e ka quajtur dhe “një nga vendet më të preferuara në botë”.