Radhë kilometrike janë regjistruar në aksin Maliq–Gramsh, konkretisht në drejtimin nga Korça drejt Tiranës. Top Channel ka siguruar pamje nga zona, ku shihen dhjetëra automjete të bllokuara, duke lëvizur me një shpejtësi shumë të ulët.
Ky aks rrugor, që prej ditës së sotme po shërben si një alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe për rrugën më tej drejt Tiranës, ka pësuar dëmtime të serioze. Ajo që ka shkaktuar vështirësitë në qarkullim janë plasaritjet e thella të evidentuara në disa segmente të rrugës, duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve dhe duke shkaktuar shqetësim për sigurinë në qarkullim.
Autoritetet përkatëse janë në dijeni të situatës dhe është e nevojshme që drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit në këtë aks, duke marrë parasysh kushtet aktuale të rrugës. Situata vazhdon të mbetet e vështirë, dhe është e rekomandueshme që qytetarët të planifikojnë udhëtimin e tyre duke pasur parasysh vonesat dhe kushtet e natyrshme të saj.















