I pandalshëm, vendimtar të Granadan e tij. Myrto Uzuni gjen golin e 18 sezonal në Segunda Division.
Si asnjë shqiptar tjetër në një kampionat të huaj më parë, bomberi nga Berati regjistron rrjetën e 18 brenda një sezoni dhe këtë e bën në përballjen e së shtunës kundër skuadrës së Bugos.
Uzuni kaloi në avantazh Granadën në minutën e 84 në transfertën ku ndeshja u mbyll 3-1 për bardhekuqtë.
Granada i bashkohet Levantes në vendin e dytë me 54 pikë, vetëm 3 më pak se Las Palmas që mban aktualisht vendin e parë.
Në La Liga për sezonin e ardhshëm do të ngjiten direkt dy skuadrat e para. Uzuni mban vendin e parë në klasifikimin e golashënuesve me 7 gola diferencë nga ndjekësi më i afërt.