Friday, November 7, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në Liqenin e Farkës filluan para se të jepej leja?! Kush janë VIP-at që qëndrojnë pas

Editor by Editor
July 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
VIDEO/ Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në Liqenin e Farkës filluan para se të jepej leja?! Kush janë VIP-at që qëndrojnë pas
0
SHARES
59
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Në mbledhjen e datës 18 prill 2025, të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, u miratua edhe një projekt me numër rendor 45. Bëhet fjalë për një leje ndërtimi të emërtuar “Albora’s Lake”. Ndërtimet do të bëheshin në zonën e Farkës, ndërkohë që ende nuk është zbardhur edhe leja e ndërtimit, planimetria dhe të dhënat e të gjithë projektit.

Ndërkohë, disa javë pas miratimit, vetë kompania përfituese “Lion Construction”, publikoi një maket për ndërtimet, ku krahas vilave dhe godinave të ulëta, në atë zonë do të bëheshin edhe kulla deri në 30 kate. Një projekt masiv, që përfshin pjesën lindore të Liqenit të Farkës, ngjitur me Unazën Jugore që lidh qytetin e Tiranës me zonën e TEG-ut.

VoxNews ka mësuar se punimet për atë kompleks kanë filluar shumë kohë para se të miratohej leja në KKTU. Më saktësisht, leja është dhënë në muajin prill 2025, ndërkohë që fadromat dhe mjetet e rënda kanë shkuar në zonë në vjeshtën dhe dimrin e vitit 2024. Madje, në atë kohë banorët e zonës denoncuan edhe një firmë që po bënte sheshime pa asnjë leje përkatëse, me mjete të rënda.

VIDEO+FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në Liqenin

Faksimile: Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, i miratuar në mbledhjen e datës 18 prill 2025

Midis muajit dhjetor 2024 dhe janar 2025, eskavatorët e një firme private (nënkontraktore) shkuan në gjithë zonën dhe bënë gërmime. Madje, gërmimet sollën shembjen e një rruge të sapo ndërtuar, që lidhte të gjithë lagjen me Unazën e Madhe të Tiranës. Megjithëse pati denoncime, asnjë institucion ligjzbatues nuk mori masa dhe, duke qenë se firmat kishin vendosur “tentakulat” në KKTU, historia kaloi pa asnjë problem.

VIDEO+FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në Liqenin

Harta e zonës ku do të vendosen 17 kulla nga 30 kate

Koha kaloi dhe erdhi muaj prill 2025, ku Këshilli miratoi edhe projektin e “Albora’s Lake”, një “rezidencë banimi, hotelerie dhe shërbimesh” me vendndodhje në Farkë Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lion Construction”.

Më vonë, vetë kompania publikoi maketet në internet, ku rezulton se kullat dhe të gjitha njësitë do të vendosen në pjesën lindore të Liqenit të Farkës. Nga ana më jugore kufizohen me një tjetër kompleks, “Rolling Hills Lake”, ndërsa në zonë janë bërë edhe disa vila. Por, super projekti përfshin një zonë të stërmadhe, ku krahas kullave do të bëhen edhe banesa dhe vila individuale.

VIDEO+FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në Liqenin

VIDEO+FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në Liqenin

Maketi i kullave dhe njësive që do të ndërtohen në Farkë

Ky është një nga projektet më të mëdhenj të miratuar ndonjëherë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit. Vetëm me një vendim janë dhënë 17 kulla 30 katëshe, në një zonë që deri para disa vitesh konsiderohej e gjelbër. Por, babëzia e ndërtimeve e ka prekur rëndë, ku Liqeni i Farkës është shndërruar në një kantier të stërmadhe me beton. Aq më tepër që zona ku do vendosen kullat ka qenë një përrua, që furnizonte edhe Liqenin me ujë.

VIDEO+FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në Liqenin
VIDEO+FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në Liqenin

E gjithë zona, sipas fotove dhe videove që disponon VoxNews, është sheshuar në dhjetor 2024 dhe janar 2025. Mjetet e një firme, që besohet se është nënkontraktore e firmës që përfitoi mega projektin, shkuan në zonë dhe bënë gërmime dhe sheshime. Madje, pa asnjë leje ndërtimi dhe në shkelje të plotë.

Mjetet gërmuan disa metra, duke rrezikuar edhe lagjen e vjetër në atë zonë. Sipas videove dhe fotove, nga gërryerja e gjithë zonës, një pjesë e rrugës lidhëse të lagjes me Unazën Jugore të Tiranës u shemb. Asnjë firmë dhe asnjë shtetar që i lejoi këto punime nuk u procedua.

VIDEO+FOTO Kullat 30-katëshe të Bardhjusit dhe Erionit në Liqenin

Faksimile: Firma “Lion Construction” është në pronësi me nga 50 % të aksioneve nga Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina

Në fakt, firma që bëri ato punime nuk është në lejen e KKTU-së. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, ndërtues të 17 kullave nga 30 kate dhe të gjithë zonës me njësi banimi, shërbimi dhe hotelerie, është kompania “Lion Construction”.

Kjo firmë është në pronësi me nga 50 % të aksioneve nga Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina, dy njerëz me lidhje të forta. Bardhjus Bushaj, i cili njihet edhe si Dhjusi, dyshohet se përdor paratë e kunatit të Lulzim Bashës për të ndërtuar. Ndërkohë, aksioneri tjetër Erion Gina është kunati i Aleksandër Frangajt, një biznesmen që krahas mediave, tashmë është fokusuar fuqishëm në ndërtim.

Të dy, si Dhjusi dhe Gina, janë ortakë të ngushtë të z. Frangaj në kompani dhe projekte të tjera të ndërtimit në të gjithë Shqipërinë. Njerëzit “në hije” të këtij projekti kanë lobuar fuqishëm që të mos merrej asnjë masë për gërryerjet dhe shembjen e rrugës. Dhe, po këta njerëz dyshohet se kanë ndërhyrë fuqishëm që KKTU t’u jepte lejen./ VoxNews

Previous Post

Çfarë po ndodh me fluturimet nga Britania? Shërbimi Kombëtar i Trafikut Ajror reagon: Kërkojmë falje, janë prekur të gjitha rruget! Inxhinierët po kontrollojnë për…

Next Post

Macron paralajmëron: Një cunam është në rrugë drejt Polinezisë Franceze! Autoritetet janë aktivizuar për të siguruar qytetarët.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Europa League: PAOK arrin një fitore mbresëlënëse, ndërsa Roma dhe Aston Villa vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të shkëlqyer

Europa League: PAOK arrin një fitore mbresëlënëse, ndërsa Roma dhe Aston Villa vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të shkëlqyer

November 6, 2025
Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

November 6, 2025
Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë pezullohen për shkak të pranisë së dronëve.

Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë pezullohen për shkak të pranisë së dronëve.

November 6, 2025
Simone Biles ka ndërprerë aktivitetin e saj, por ka kryer 3 ndërhyrje estetike.

LAJME

Europa League: PAOK arrin një fitore mbresëlënëse, ndërsa Roma dhe Aston Villa vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të shkëlqyer

by timoni.al
November 6, 2025
0

Në mbrëmjen e ndeshjeve të fazës së grupit të Ligës së Europës, emocionet ishin të shumta, përmbysjet befasuese dhe disa...

Read moreDetails
Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

November 6, 2025
Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë pezullohen për shkak të pranisë së dronëve.

Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë pezullohen për shkak të pranisë së dronëve.

November 6, 2025
Simone Biles ka ndërprerë aktivitetin e saj, por ka kryer 3 ndërhyrje estetike.

Simone Biles ka ndërprerë aktivitetin e saj, por ka kryer 3 ndërhyrje estetike.

November 6, 2025
Titulli Alternativ: Kryefjala/ Procesi ndaj Belinda Ballukut, Gjokutaj deklaron se SPAK nuk ekziston, ndërsa Grida Duma thotë: Por ky SPAK e ka nisur hetimin.

Titulli Alternativ: Kryefjala/ Procesi ndaj Belinda Ballukut, Gjokutaj deklaron se SPAK nuk ekziston, ndërsa Grida Duma thotë: Por ky SPAK e ka nisur hetimin.

November 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Europa League: PAOK arrin një fitore mbresëlënëse, ndërsa Roma dhe Aston Villa vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të shkëlqyer

Europa League: PAOK arrin një fitore mbresëlënëse, ndërsa Roma dhe Aston Villa vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të shkëlqyer

November 6, 2025
Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

November 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al