Sunday, November 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ ‘Je krujt vetë’/ Djali i policit përndjek gruan e martuar: Më shantazhon tek bashkëshorti

Editor by Editor
March 7, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
VIDEO/ ‘Je krujt vetë’/ Djali i policit përndjek gruan e martuar: Më shantazhon tek bashkëshorti
0
SHARES
147
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve sociale janë kthyer në një shqetësim të madh sot për shoqërinë tonë. I tillë është edhe rasti transmetuar në Fiks Fare mbrëmjen e së hënës,ku një e vajzë nga Lezha shantazhohet nga një djalë me të cilin kishte shkruajtur për një javë në  rrjetet sociale.

Edhe pse kanë kaluar plot 4 vite nga ky komunikim përndjekja dhe shantazhimi ende vazhdon. Për këtë arsye vajza i drejtohet Fiks Fare pasi e sheh të pamundur të gjejë drejtësi në policinë e Lezhës, pasi përndjekësi është djali i një polici.

“Para 4 vitesh kam komunikuar për rreth një javë në rrjetet sociale me këtë djalin dhe më pas i mbylla komunikimet me të, por sot e kësaj dite me këto biseda ai më shantazhon  duke ia dërguar familjes time dhe bashkëshortit“, shprehet denoncuesja.

Ajo pohon se që në momentin që ia kishte komunikuar që nuk do të flisnin më, ai e kishte kërcënuar se do të bënte publike bisedat e tyre nëse nuk do i jepte 2 mijë euro.

Pyetjes së gazetarëve të Fiksit se pse nuk i është drejtuar policisë , vajza u shpreh se ka shkuar disa herë të bëjë denoncim. Por denoncimi nuk i është mbajtur nga policia, pasi djali që ajo do të akuzojë të atin e ka polic. Bëhet fjalë për Blerim Bushgjokën djali i policit  Pal Bushgjoka.

Denoncuesja shprehet se ka takuar edhe vetë policin Pal Bushgjoka dhe se ky i fundit i ka thënë se do e zgjidh ai këtë çështje, por shantazhet ende vazhdojnë. Me adresa false  të ndryshme Blerimi i shkruan familjarëve të denoncuese duke u kërkuar që ta bëjnë vajzën të flasi me të ose në të kundërt do nxjerri bisedat. Jo vetëm për vajzën por edhe për familjarët e saj situata është bërë shumë shqetësuese dhe nuk po gjejnë dot zgjidhje.

E pajisur me kamera të fshehtë denoncuesja i drejtohet Komisariatit Lezhë. Në prani të oficerëve të policisë gjyqësore  e reja shpjegon situatën dhe u thotë se personi në fjalë është djali i policit Pal Bushgjoni. Sapo  dëgjojnë emrin e kolegut njëra prej OPGJ-ve çohet dhe thotë se do e marri në telefon.

Pra ndërkohë që është duke u bërë një denoncim, oficerja njofton kolegun  djali i të cilit po akuzohet. Por e keqa vjen pas telefonatës. Oficerja  pas komunikimit me kolegun Pal Bushgjoni, i drejtohet denoncueses se është faji i saj pasi ka komunikuar me djalin rreth një javë në rrjetet sociale.  Duke mohuar që shantazhuesi është djali i kolegut të tyre, ata i drejtohen të resë se këto janë adresa fallco dhe se ajo nuk kishte shkuar herë tjetër në komisariat për të bërë denoncim.

Me ton kërcënues oficerja i thotë se nëse vajza  do bënte denoncim do t’i sekuestrohej telefoni. Vajza  e kundërshton këtë gjë edhe pse u thotë që u vë në dispozicion çdo bisedë me djalin, por aparatin telefonik  që kishte aktualisht në përdorim ishte i ri dhe nuk kishin shkëmbyer me të biseda.

Madje denoncuesja ka theksuar se bisedat nuk janë me të, por me shoqet dhe të afërmit e saj. Por as këto nuk u duken bindëse oficerëve për mos u lënë aty aparati telefonik. Në këto kushte vajza kërkon të konsultohet me të afërmit që e presin jashtë, por në këto momente njëra prej oficereve e mban me zor në ambientet e komisariatit dhe vendosin vetëm të kryejnë kqyrjen e aparatit celular.

Në moment që oficerja mban kallëzimin, vajzës i vjen një mesazh në telefon nga djali i policit i cili i shkruan “Dua të flas me vëllain tënd”. Vajza ia  tregon oficeres mesazhin dhe kjo e fundit i thotë që t’i shkruaj ta marri në telefon në ato momente.

Vajza ashtu bën , por nga ana tjetër e ekranit të telefonin lexohet kundërshtimi i djalit me motivin se është në punë dhe do e telefonojë më vonë. Dhe në po këto çaste njëjta oficere merr telefonin e saj personal dhe sërish del jashtë dhome për të kryer një telefonatë. Me rikthimin e saj në zyrë vazhdohet me marrjen e kallëzimit.

Blerim Bushgjoka djali i policit e pranon edhe vetë në një bisedë me vajzën që e ka shantazhuar për 4 vjet. Dhe se ka qenë në dijeni se ajo është paraqitur disa herë në komisariat për ta denoncuar dhe se një nga këto herë ka takuar edhe të atin e tij.

Pas marrjes së kallëzimit nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, djali telefonon vajzën dhe i kërkon të flasë me vëllanë e saj, pasi ka vendosur  që ta zgjidhi problemin e krijuar me familjen e saj. Ai shprehet se këto kërcënime e shantazhime nuk i bën ai, por  në emrin e tij hapin femra dhe njerëz që i duan të keqen adresa false. Gjithsesi në fund ai e mbyll telefonatën duke i kërkuar të resë ta mbyllin familjarisht problemin dhe jo me shtet./Tch

Previous Post

Andi Bushati shpërthen kundër Alibeajt: Këtë duhet ta marrin për leckash e ta hedhin në kanal. Grup karazogjësh që mbështeten nga Rama

Next Post

Projektligji i qeverisë britanike: S’ka më azil për emigrantët që shkojnë me gomone

Next Post
Projektligji i qeverisë britanike: S’ka më azil për emigrantët që shkojnë me gomone

Projektligji i qeverisë britanike: S’ka më azil për emigrantët që shkojnë me gomone

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit

Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit

November 16, 2025
Norvegjia, trajneri Solbakken mbajti një fjalim motivues, ja si e përgatiti ekipin për ndeshjen ndaj Italisë…(VIDEO)

Norvegjia, trajneri Solbakken mbajti një fjalim motivues, ja si e përgatiti ekipin për ndeshjen ndaj Italisë…(VIDEO)

November 16, 2025
Eksplozioni në Delhi shkakton 8 viktima dhe 20 të plagosur; arrestohet një i dyshuar nga autoritetet indiane.

Eksplozioni në Delhi shkakton 8 viktima dhe 20 të plagosur; arrestohet një i dyshuar nga autoritetet indiane.

November 16, 2025
Të shtëna me armë në Manhattan, ylli i NFL-së në rrezik të rëndë për jetën

Të shtëna me armë në Manhattan, ylli i NFL-së në rrezik të rëndë për jetën

November 16, 2025
Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit
LAJME

Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit

by timoni.al
November 16, 2025
0

Irlanda ka siguruar një vend në playoffin e Botërorit pas një përballjeje emocionuese me Hungarinë, në të cilën sulmuesi Troy...

Read moreDetails
Norvegjia, trajneri Solbakken mbajti një fjalim motivues, ja si e përgatiti ekipin për ndeshjen ndaj Italisë…(VIDEO)

Norvegjia, trajneri Solbakken mbajti një fjalim motivues, ja si e përgatiti ekipin për ndeshjen ndaj Italisë…(VIDEO)

November 16, 2025
Eksplozioni në Delhi shkakton 8 viktima dhe 20 të plagosur; arrestohet një i dyshuar nga autoritetet indiane.

Eksplozioni në Delhi shkakton 8 viktima dhe 20 të plagosur; arrestohet një i dyshuar nga autoritetet indiane.

November 16, 2025
Të shtëna me armë në Manhattan, ylli i NFL-së në rrezik të rëndë për jetën

Të shtëna me armë në Manhattan, ylli i NFL-së në rrezik të rëndë për jetën

November 16, 2025
Veprimi i papritur gjatë ndeshjes me Shqipërinë, tifozët në Angli kritikojnë Bellinghamin.

Veprimi i papritur gjatë ndeshjes me Shqipërinë, tifozët në Angli kritikojnë Bellinghamin.

November 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit

Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit

November 16, 2025
Norvegjia, trajneri Solbakken mbajti një fjalim motivues, ja si e përgatiti ekipin për ndeshjen ndaj Italisë…(VIDEO)

Norvegjia, trajneri Solbakken mbajti një fjalim motivues, ja si e përgatiti ekipin për ndeshjen ndaj Italisë…(VIDEO)

November 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al