Futbollisti i Brajtonit Mitoma, i ka magjepsur të gjithë me golin spektakolar të realizuar pasditen e sotme, në duelin ndaj Uolves. Një gola “alla Maradona” nga 26-vjeçari japonez, i cili mori topin nga mesfusha dhe me një aksion individual kaloi të gjithë kundërshtarët që i dolën përpara duke dërguar topin në rrjetë.

Ishte minuta e 15-të e sfidës kur ylli i Brajtonit, realizoi këtë gol fantastik duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij në transfertën ndaj Uolves.















