Tensionet kanë vijuar në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku deputetët e opozitës mbështetës të Sali Berishës bllokuan foltoren e Kuvendit.
Ndërsa nga vendi deputeti Gazment Bardhi kërkonte fjalën, Nikolla ju drejtua me fjalët “kujdes etikën të kujtoj etikën dhe qytetarinë, nuk e merr fjalën duke bërë kërcënime”.
Ndërkohë që në foltore, rrethuar nga Garda e mori fjalën deputetja Albana Vokshi e cila tha:
Nikolla: Ky nuk është procesverbal. Nuk mund të hamendësoni cfarë është e cfarë mungon. Herën e kaluar fjala ju është dhënë po kishit bllokuar foltoren.
Nikolla: Zoti Bardhi fjala për ju.
Bardhi: Ju thatë që Kuvendi ka një rregullore, në procesverbal mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Në mënyrë antikushtetuese ju vetëm nga frika që kryeministri të përballej me opozitën për një skandal të përmasave ndërkombëtare i hoqët të drejtën e fjalëve 54 deptuetëve të opozitës.















