Friday, February 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE

Editor by Editor
August 9, 2022
in AKTUALITET
0
VIDEO/ Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në aferën gjigande, afro 430 milionë euroshe të inceneratorit të Tiranës, dokumentat që kanë dalë sot janë një vrimë në ujë.

Por ato vlejnë për të treguar se si në bashkëpunim me çdo organizëm shtetëror, pronarët e inceneratorëve, që sot janë në kërkim, nuk kanë lënë fond publik pa rrëmbyer.

Megjithëse ata vazhdojnë të paguhen ende nga buxheti i shtetit ndonëse kanë marrë arratinë, ata janë “pasuruar” edhe nga grantet që Bashkimi Europian i ka dhënë qeverisë shqiptare për të ndihmuar fermerët.

Në krahasim me milionat që janë rrëmbyer shifra nuk duket e madhe, thjeshtë 310 mijë euro, por ajo është simbolike për të treguar se ka pasur një plan të detajuar për të mos lënë asnjë thërrime të bjerë për tokë.

Partia e Lirisë ka denoncuar prej ditësh me dokumenta atë që ka ndodhur: pra se si, në truallin e inceneratorit të Tiranës është ngritur edhe një serë për prodhime buqësore, e cila është financuar me fondet që BE ka dhënë për bujqit shqiptarë.

E gjitha ka ndodhur kur drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ishte ministrja e tanishme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila për punën e mirë që bëri në agjensi u ngrit në detyrë.

ImageSera tek inceneratori i Tiranes e ndertuar me 310 mije euro nga fondet e AZHBR

Po çfarë ka ndodhur?

Si gjithmonë, duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre.

Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga trualli që incenetarori kishte marrë me koncesion.

Menjëherë ky person, që në dokumentat e bërë publike nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë, por paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHBR.

Që E.B. është një emër sa për të kryer marrjen e parave kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si punëtor, herë si bujk i pavarur dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës.

Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosët. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve.

Image

Natyrisht është vështirë të besohet se gjithçka ka qenë frut i një procedure të pafajshme.

Projekti grabitës i inceneratorëve ka dëshmuar se ka qenë në gjendje të ndryshojë strategjinë kombëtare për pastrimin e mbetjeve, ka dëshmuar se ka fuqinë të nxjerrë dhjetë akte qeveritare brenda një dite, ka dëshmuar se ka forcën për t’u paguar nga qeveria edhe kur nuk ka vënë akoma asnjë tullë, kështu që është naive të mendosh se edhe në rastin e serës, AZHBR e drejtuar nga ministrja e sotme Krifca ka kryer një procedurë normale për serat e bujkut E.B.

Ato i janë dhënë nën presion Zotos, Mërtirit dhe Gugalljes. Dhe për ta vërtetuar këtë nuk mjafton vetëm kjo hipotezë, por edhe sjellja e çuditshme e pasardhëses së Krifcës në AZHBR. E pyetur në një emision televiziv në ABC, nëse ka përfituar inceneratori gjatë kohës së Krifcës nga fondet e agjensisë së saj, ajo është përgjigjur me një “Jo” të zbehtë të shqiptuar pa pikë besimi (video poshte).

Previous Post

FBI “bastis” rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida

Next Post

Reagon Trump: Persekutim politik, kohë të errëta për kombin. Duan të mos kandidoj

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Propozimi i firmosur nga Rama, Balla dhe Manja zbardh ndalimin e pezullimit nga ana e gjykatës për udhëheqësit e shtetit, duke përfshirë gjithashtu anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

February 20, 2026
Europa League: Arbër Hoxha dallon pavarësisht humbjes dhe përfshihet në formacionin e javës.

"Jo të gjitha gratë janë të destinuara të jenë dashnore" / Konflikt i thellë mes Livias dhe Selinës, banorja: Shprehu se je gjithashtu aktore

“Jo të gjitha gratë janë të destinuara të jenë dashnore” / Konflikt i thellë mes Livias dhe Selinës, banorja: Shprehu se je gjithashtu aktore

February 20, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë transmeton mesazhin e Rubios: Personat që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme do të përballen me heqjen e vizës.

AKTUALITET

by timoni.al
February 20, 2026
0

Shumica socialiste ka paraqitur një iniciativë për ndryshimin e nenit në kodin e procedurës penale, që synon pezullimin e zyrtarëve...

Read moreDetails
Europa League: Arbër Hoxha dallon pavarësisht humbjes dhe përfshihet në formacionin e javës.

Europa League: Arbër Hoxha dallon pavarësisht humbjes dhe përfshihet në formacionin e javës.

February 20, 2026
"Jo të gjitha gratë janë të destinuara të jenë dashnore" / Konflikt i thellë mes Livias dhe Selinës, banorja: Shprehu se je gjithashtu aktore

“Jo të gjitha gratë janë të destinuara të jenë dashnore” / Konflikt i thellë mes Livias dhe Selinës, banorja: Shprehu se je gjithashtu aktore

February 20, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë transmeton mesazhin e Rubios: Personat që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme do të përballen me heqjen e vizës.

Ambasada amerikane në Tiranë transmeton mesazhin e Rubios: Personat që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme do të përballen me heqjen e vizës.

February 20, 2026
Bashkëthemeluesi i ASOS humb jetën pas një rënie nga një pallat në Tajlandë.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Propozimi i firmosur nga Rama, Balla dhe Manja zbardh ndalimin e pezullimit nga ana e gjykatës për udhëheqësit e shtetit, duke përfshirë gjithashtu anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Propozimi i firmosur nga Rama, Balla dhe Manja zbardh ndalimin e pezullimit nga ana e gjykatës për udhëheqësit e shtetit, duke përfshirë gjithashtu anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

February 20, 2026
Europa League: Arbër Hoxha dallon pavarësisht humbjes dhe përfshihet në formacionin e javës.

Europa League: Arbër Hoxha dallon pavarësisht humbjes dhe përfshihet në formacionin e javës.

February 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al