Sunday, September 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Dalin pamjet e mega-operacionit në Tiranë dhe EMRAT e 20 të arrestuarve, ja ku vepronin

Editor by Editor
March 22, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
VIDEO/ Dalin pamjet e mega-operacionit në Tiranë dhe EMRAT e 20 të arrestuarve, ja ku vepronin
0
SHARES
55
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me mega-operacionin të koduar “Harta”, ku u goditën dy grupe kriminal me 24 persona që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë e kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit, në lokale nate si dhe afër shkollave.

Autoritet bëjnë me dije se prej 24 anëtarëve të grupeve kriminale, 20 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Më konkretisht janë arrestuar shtetasit:

– Fabian Qoku. 39 vjeç ,
– D. I., 23 vjeç
– Redi Lolaj, 22 vjeç,
– Eduard Hysa, 25 vjeç,
– Dorjano Çela 31 vjeç,
– Enver Mehmeti, 60 vjeç,
– Fatbardh Bardhi, 37 vjeç,
– Martin Kuka, 35 vjeç,
– Marsel Gjona, 31 vjeç,
– Mariglen Hoxha, 39 vjeç,
– Muharrem Tarushi, 31 vjeç,
– Polikron Shabani, 40 vjeç,
– Erion Xhaxho, 47 vjeç,
– Altin Llani, 45 vjeç,
– A. Xh., 51 vjeç,
– I. L., 26 vjeç,
– M. V., 44 vjeç,
– F. P., 25 vjeç,
– E. K., 35 vjeç,
– J. H., 32 vjeç.

Gjatë operacionit janë sekuestruar: 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Gjithashtu, blutë e kryeqytetit kanë publikuar edhe pamjet e aksionit si dhe hartën ku vepronin të arrestuarit:

Dalin pamjet e mega-operacionit në Tiranë dhe EMRAT e 20 të

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues I Parë Tonin Vocaj në konferencë për shtyp në lidhje me finalizimin me sukses pas një hetimi tremujor të operacionit policor të koduar “Harta”.

Përshëndetje,

Jam sot këtu së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar, Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë dhe shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u goditën dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, në lokale nate si dhe afër shkollave.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative për dy grupe personash që vepronin në formën  e grupeve kriminale  duke e ushtruar veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve, në muajin janar kanë referuar materialet në Prokurori  e cila ka regjistruar dy procedime penale në fushën e narkotikëve.

Pas një hetimi tremujor, me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të dy grupeve që përbëheshin nga 24 persona.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona si dhe u shpallën në kërkim 4  të tjerë.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas  në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla  dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Po nga hetimet rezulton se pjestarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë veprimet hetimore për  dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Theksojmë faktin se gjatë 3 muajve të parë të këtij viti janë finalizuar 5 procedime proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë, janë  mbi 6 kilogramë kokainë e heroinë dhe rreth 80 kilogramë kanabis, si dhe janë vënë në pranga mbi 20 persona .

Rezultatet e arritura tregojnë anagazhimin, përkushtimin dhe vendosmërinë e strukturave  të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë për të goditur këtë veprimtari kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve dhe fton qytetarët që të vazhdojnë të japin akoma më shumë bashkëpunimin me Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi sëbashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë.

Previous Post

FOTO/ Skandal- Sulmohet dhe zerohen mbi 630 mijë ndjekës, mbyllet instagrami i Luizit pas sulmeve të njëpasnjëshme

Next Post

Publikon sms-të/ Hysenbelliu i nxjerr të palarat Ramës: Më tha sulmo ministrin e Jashtëm

Next Post
Publikon sms-të/ Hysenbelliu i nxjerr të palarat Ramës: Më tha sulmo ministrin e Jashtëm

Publikon sms-të/ Hysenbelliu i nxjerr të palarat Ramës: Më tha sulmo ministrin e Jashtëm

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT: Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij lirohen nga burgu.

September 27, 2025
Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

AKTUALITET

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

by timoni.al
September 27, 2025
0

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, theksoi urgentësën e ndalimit të luftës në Gaza, pas dy vitesh të konflikteve të...

Read moreDetails
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT: Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij lirohen nga burgu.

September 27, 2025
Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

September 27, 2025
Rusia shpreh kritika të forta ndaj Izraelit: Vrasjet e dhunshme në Gaza dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të patolerueshme.

Rusia shpreh kritika të forta ndaj Izraelit: Vrasjet e dhunshme në Gaza dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të patolerueshme.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al